Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALLAÇÚKE,~T f. kryes. sh., krahin. Vjetërsira, rrangulla. Mori hallaçuket. Hallaçuket e shtëpisë. Ngarkoi hallaçuket.
✱Sin.: vjetërsira, rraqe, rrangulla.
PLÁÇK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. edhe përmb. Tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake, pasuri e mall që ka dikush në shtëpi. Vuri (bëri, mblodhi) shumë plaçkë. Kishte plaçkë të madhe. Plaçkat e shtëpisë.
2. zakon. sh. Rrobat e sendet e tjera vetjake, që merr me vete dikush kur udhëton ose kur largohet nga shtëpia, tesha. Plaçkat e udhëtimit. Plaçkat e nuses. Një valixhe (një bohçe) me plaçka. Mblodhi plaçkat. Mori pak plaçka me vete. Ngarkoi (solli) plaçkat.
3. kryes. nj., bised. Copë stofi, cohe etj., që përdoret për të bërë veshje; veshje prej stofi a prej pëlhure. Plaçkë e mirë (e fortë).
4. Çdo send që i rrëmbehet a i merret me dhunë dikujt; armë e sende të tjera që i kapen armikut në luftë; pre. Plaçka e luftës. Bënin plaçkë vidhnin, plaçkitnin, bënin pre. Zunë shumë plaçkë. Ranë në plaçkë. Ndanë plaçkën.
5. fig., bised., mospërf. Njeri; gjë (kur nuk duam t’i themi emrin). Plaçkë e mirë (e keqe).
6. Diçka fare e imët, ashkël e vogël, grimcë, lëmishte etj. I hyri një plaçkë në sy. Ra një plaçkë në gjellë.
7. vet. sh., bised. Rropullitë, të përbrendshmet. Plaçkat e barkut.
✱Sin.: rrangulla, rraqe, reshte, rrobë, pre, rrësk, të brendshme, send, orendi, çaparkë, pasuri, gjë, mall, tesha, rroburina, plaçkurina, copë, cohë, veshje.
♦ Me një *këndes (gjel, kaposh, kokosh) plaçka. M’u bë plaçkë (*plagë) në sy (dikush a diçka). I dridhen plaçkat e barkut (dikujt) shih i dridhen zorrët e barkut (dikujt). Me një *këndes (gjel, kokosh, kaposh) plaçka. Me *laçka e (me) plaçka. I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat (dikush) iron. u shpërngul dhe shkoi në një vend tjetër; u largua me turp a i përzënë nga dikush. Me plaçka në shkop. 1. Shumë i varfër, pa shtëpi e pa katandi, që s’ka ku të futë kokën. 2. Që endet nga e keqja sa në një vend në tjetrin pa u ngulur diku; endacak, bredharak. Plaçkë tregu keq. diçka që, sipas disave, mund të shitet e të blihet në çdo kohë, mund të kalojë nga një dorë te një tjetër pa pyetur të zotin.
RRÁNGA,~T f. vet. sh. Rrangulla. Iku me gjithë rranga dhe nuk u kthye më.
✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rraqe, vjetërsira, plaçka, rrangallë, rrapashtinga.
RRANGÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [RRANGÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Diçka e vjetër dhe e prishur, vjetërsirë; rrangulla. Merrej me shitblerjen e rrangallave. Rrangallat i kishin mbushur bodrumin.
2. Kafshë barre e vjetër, gërdallë. Ngarkoi rrangallën e tij dhe u nis për rrugë.
3. fig. Njeri i plakur e i pafuqishëm. Tashmë ai ishte shndërruar në një rrangallë.
4. fig. bised. Vepër a diçka tjetër që nuk ka asnjë vlerë. Pushteti ishte si rrangallë që rëndonte qytetarët e vet.
♦ I bie rrangallës flet kot.
✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rrangallinë, rranga, rraqe, rraqurina, vjetërsirë, gërdallë, partalle, rrapashtinga.
RRANGÚLLÍNA,~T f. vet. sh. Rrangulla. Kërkonte diçka nëpër rrangullina.
✱Sin.: rrangulla, rranga, vjeturina, vjetërsira, plaçka, rraqe, rroburina, rrangallë.
RRAPASHTÍNGA,~T f. vet. sh. Rraqe. Gruaja kishte nxjerrë rrapashtingat në ballkon.
✱Sin.: rrangulla, rrangullina, rraqe, vjetërsira, plaçka, rrangallë.
RRÁQE,~T f. vet. sh. 1. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë. Rraqet e shtëpisë. Do të bëjmë gati rraqet.
2. Gjëra të ndryshme të vjetra, vjetërsira, rrangulla. Nuk merreshin më me mbledhjen e rraqeve për t’i shitur.
✱Sin.: rraçka, plaçka, rrangullina, rranga, rraqe, rraqurina, partalle, rrapashtinga.
♦ Ngriti (mblodhi) rraqet (dikush) mospërf. shih ngriti (mblodhi) leckat (dikush) mospërf. Me rraqe e me pragje me njerëz e gjithë ç’ka në shtëpi; me çdo gjë, me gjithçka; me laçka e (me) plaçka; me lecka e (me) pecka; me tesha e kotesha; me lëng e (me) plëng; me shtëpi e bagëti.
RRAQURÍNA,~T f. vet. sh. Hedhurina. Rraqurinat e qytetit. Ndodhej mes rraqurinash.
✱Sin.: rraçka, plaçka, rrangulla, rrangullina, rranga, rraqe, vjetërsira, partalle, rrapashtinga.
RROPULLÍ,~TË f. vet. sh. 1. Të brendshmet e kafshëve a të njeriut, përbrendësat. Rropullitë e kafshëve. Ia hoqi rropullitë.
2. fig. Sende e rraqe pa vlerë, rrangulla; mbeturina. Mblidhte rropulli. Hodhi tutje rropullitë.
✱Sin.: të brendshme, vjetërsira.
RRUNGËSHTÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT përmb. 1. Rrungajë. Rrungështajë bore.
2. vet. sh. Rrangulla, vjetërsira. Rrungështajat e shtëpisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë