Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrangallë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

COFËTINË

COFËTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ngordhësirë, kërmë. Ushqehet me cofëtina.
2. fig. Budalla; i shkretë. Dukej si një coftinë.
3. fig. Rrangallë (kryes. për sendet). Ajo barkë ka mbetur cofëtinë.
Sin.: cofëtirë, cofëtujë, cofinë, kërmë, i gjorë, vjetërsirë.

RRANGALLË

RRANGÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [RRANGÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Diçka e vjetër dhe e prishur, vjetërsirë; rrangulla. Merrej me shitblerjen e rrangallave. Rrangallat i kishin mbushur bodrumin.
2. Kafshë barre e vjetër, gërdallë. Ngarkoi rrangallën e tij dhe u nis për rrugë.
3. fig. Njeri i plakur e i pafuqishëm. Tashmë ai ishte shndërruar në një rrangallë.
4. fig. bised. Vepër a diçka tjetër që nuk ka asnjë vlerë. Pushteti ishte si rrangallë që rëndonte qytetarët e vet.
I bie rrangallës flet kot.
Sin.: rrangulla, rrangullina, rrangallinë, rranga, rraqe, rraqurina, vjetërsirë, gërdallë, partalle, rrapashtinga.

TERENXHË
VJETURINË

VJETURÍN/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Vjetërsirë. Dyqan vjeturinash. Grumbullonte vjeturina. Shiste vjeturina. Mblodhi (shiti, bleu) vjeturina. Vjeturina e shkatërrina.
Sin.: vjeturinë, plaçkurinë, rrangallë, rraqe, rrangullina.

VJETËRSIRË

VJETËRSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. sh. Sende a veshjevjetra, të përdorura a që u ka kaluar koha. Dyqan vjetërsirash. Shitës vjetërsirash. Grumbullon vjetërsirat. Përpunon vjetërsirat. I fali një vjetërsirë.
2. fig. Diçka e vjetërcilës i ka kaluar koha; e vjetra. Vjetërsirat e kohëskaluar.
Sin.: e vjetër, vjeturinë, plaçkurinë, rrangallë, rrangullina, zhallogë, çoparka, çakla, furde, partalle, rraqe, rropulli, e shkuar, e kaluar, e djeshme.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.