Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RRALL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet më i rrallë; pakësohet, i zvogëlohet numri; kund. dendësohet; shpeshtohet. Flokët iu rralluan kur kaloi të tridhjetat. U rralluan edhe pleqtë në oborret e pallateve.
2. pës. e RRALLÓJ.
✱Sin.: rrallësohet, përanditet, zvogëlohet, rrjedh.
♦ I është rralluar *truri (dikujt).
►RRALLËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Rrallohet. Floku po fillon të rrallësohet. Janë rrallësuar yjet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë