Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENDURÍ,~A f. 1. Të qenët shumë afër njëri-tjetrit, të qenët i dendur; dendësi; kund. rrallësi. Denduria e pemëve (e pyllit). Denduria e reshjeve.
2. Të përsëriturit shpesh, shpeshtësia e përdorimit, e goditjeve etj.; shpeshtësi. Denduria e përdorimit. Denduria e rrahjeve të zemrës. Denduria e zjarrit (e të shtënave).
3. spec. Shkalla e lëkundjes, e lëvizjes etj. së diçkaje; frekuencë. Denduri e lartë (e ulët). Denduria e tingujve. Denduria e rrymës. Denduria e valëve (e dridhjeve, e lëkundjeve). Denduria e zërit.
DENDËSÍ,~A f. 1. Të qenët i dendur, vetia e diçkaje që është e dendur; denduri; kund. rrallësi. Dendësia e barit. Dendësia e pyllit. Dendësia e mjegullës.
2. Numri i banorëve në një kilometër katror; raporti ndërmjet numrit të banorëve dhe sipërfaqes në kilometra katrorë në një vend. Dendësia mesatare. Dendësia e popullsisë. Rritja (ulja) e dendësisë.
3. fiz. Masa që gjendet në njësinë e vëllimit të një trupi a të një lënde; raporti midis masës së një trupi të shprehur në gramë dhe vëllimit të tij të shprehur në centimetra kub. Dendësi absolute (relative). Dendësi mesatare. Dendësia e një lënde. Dendësia e gazit.
4. spec. Sasia e diçkaje në një njësi matjeje; denduri, shpeshtësi. Dendësia e zjarrit (usht.) sasia e predhave që hidhen në një minute mbi një sipërfaqe të caktuar. Dendësia e rrymës elektrike (fiz.) forca e rrymës elektrike që kalon nëpër njësinë e prerjes tërthore të përcjellësit. Dendësia e frymëmarrjes.
✱Sin.: denduri, dendësirë, shpeshtësi, trashësi, densitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë