Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÉCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël, e grisur a e prerë nga një rrobë (zakonisht e vjetër); rreckë, zhele. Lecka të vjetra (të ndotura, të fëlliqura). Leckat e kukullës. Top prej lecke. Dyshek me lecka. Qilim prej lecke. E lidhi me leckë. Mori (fshiu) pluhurin me leckë. E lan dyshemenë me leckë. Zë vrimat me lecka. I hoqi (i shkoi) një leckë dyshemesë.
2. kryes. sh. Rroba të vjetra e të grisura, rrecka. Vishej me lecka. 1 vareshin leckat. I hoqi leckat.
3. fig. keq. Diçka fare pa vlerë, njeri a gjë që ka humbur çdo vlerë. Iu duk vetja leckë. - Leckë fare është!
✱Sin.: rreckë, lëpendër, rezhdë, zhele, laskare, lëvere, rragnicë, skutinë, shtupë, sukull, shufël, vrigull, zhelaman, zarbë, zhelinë.
♦ U bë leckë (rreckë) (dikush) i ra vlera sa e tallin të gjithë; u poshtërua e s’i mbeti më asnjë vlerë; humbi çdo vlerësim; u bë lëvere; iu bë fytyra lëvere (dikujt); u bë paçavure; u bë zhele; u bë brashnjë krahin.; është bërë legen; u bë qole tall.; u bë blozë. E bëri leckë (rreckë) (dikë) e shau rëndë një njeri, s’i la gjë pa thënë; i rrëzoi çdo vlerë, e poshtëroi; bëri lëvere; e bëri zhele; e bëri paçavure; e bëri për një lek; e bëri për pesë (për dy) para; e bëri palaço; e uli (e rrëzoi) përtokë. Ia hodhi leckat në *erë (dikujt) përb. Ia dha leckat në *dorë (dikujt) mospërf. Me lecka e (me) pecka shih me laçka e (me) plaçka. Ngriti (mblodhi) leckat (rreckat) (dikush) mospërf. u shpërngul nga një vend i detyruar prej dikujt, u mbart në një vend tjetër pa dëshirën e vet e duke marrë me vete gjithçka; ngriti (mblodhi) rraqet; mblodhi cergat. Ia ngriti (ia mblodhi) leckat (dikujt) mospërf. 1. E shpërnguli dikë me zor në një vend tjetër, e detyroi të ikte, e përzuri nga një vend, e dëboi. 2. E hoqi nga një punë a nga një detyrë që nuk e meritonte, e përzuri nga puna; ia dha leckat në dorë. Ngriti (mblodhi) leckat (dikush) përçm. vdiq; shkoi me të shumtët; i bëri këmbët baras. S’i ngjitej leckë në trup (dikujt) ishte shumë i varfër; ishte copë e arne; s’kish ku ta zinte qeni (dikë). I qeshin edhe leckat (dikujt) është i gëzuar, kënaqet me atë pak gjë që mori; i qesh fytyra. *Top lecke mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë