Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NIVELÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Makinë për rrafshimin e tokave, rrafshues. Nivelues i tokës (tokash). Nivelues dyshemeje. Nivelues me lazer.
2. Punëtor që merret me procesin e nivelimit. Është nivelues me përvojë. Kompania kërkonte të punësonte një nivelues.
3. gjeod. Aparat për të përcaktuar lartësinë e një pike të sipërfaqes në krahasim me një pikë tjetër ose me sipërfaqen e detit. Vendosën niveluesin.
RRAFSHÚES,~E mb. 1. Që shërben për të rrafshuar tokën, një sipërfaqe a diçka tjetër. Vegël rrafshuese. Ekskavator rrafshues. Cilindër rrafshues.
2. fig. Që zhduk dallimet dhe veçoritë e anëve të ndryshme, që i bën a i quan të gjitha njësoj. Prirje rrafshuese. Dialog rrafshues.
✱Sin.: sheshues, nivelues, dystues, lëmues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë