Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRAFSH ndajf. 1. Pa të ngritura e të ulura, në të njëjtën lartësi në gjithë sipërfaqen, në mënyrë të rrafshët. U qeth rrafsh. E shtriu rrafsh pirgun e dheut. E bëri rrafsh e rrafshoi.
2. Drejt, në vijë horizontale. E preu degën rrafsh me trungun.
3. Ulur, këmbëkryq, jo më këmbë, shesh. Po qëndronte rrafsh. U ulën rrafsh.
4. Plot e përplot, buzë më buzë. I mbushi gotat rrafsh.
✱Sin.: ulur, këmbëkryq, ndenjur, rrafshas, rrafshazi, dyst, plot, përplot, deng, dengëza, rrumbull, dheras, dherazi, plotpërplot, plotësisht, fytas, krejt, grykas, grykazi, fytthi, cit, citë, brus, krrëk, rrumbullak, rrumbullakthi, brumbull, deng, dengëza, shaz, krejtësisht.
♦ U bë rrafsh me tokën. 1. (diçka). U prish që nga themelet, u rrafshua, u shkatërrua krejt; u bë lëmë. 2. (dikush). U shtri ngjitur me tokën që të mos dukej; u bë petë. E bëri rrafsh me tokën (diçka) e prishi që nga themelet, e rrafshoi, e shkatërroi pa lënë gjë më këmbë; e bëri lëmë. E ka trurin rrafsh (*të lëmuar, shesh) (dikush) përçm. E qeth rrafsh (dikë) i merr shumë shtrenjtë për diçka; ia përlan paratë, e rrjep. Shtrohem rrafsh (me dikë) flas shtruar me dikë për të gjitha çështjet, bisedoj gjatë e qetë; ulem (shtrohem) këmbëkryq (me dikë). Më zë këmba rrafsh e marr veten ekonomikisht dhe jetoj më mirë, i kapërcej vështirësitë ekonomike, nuk vuaj më.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë