Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëzëllej”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RREZATOJ
RRËZËLLEJ

RRËZËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER jokal. 1. vet. v. III Ndrit duke lëshuar rreze; shkëlqen duke pasqyruar rrezet; vezullon. Rrëzëllente dielli. Rrëzëllejnë yjet. I rrëzëllejnë flokët.
2. edhe fig., vet. v. III Shkëlqej shumë nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër e brendshme; çelet e bëhet e hareshme nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër (për fytyrën); ndrin. Unë rrëzëllej, sepse jam e lumtur. I rrëzëllejnë sytë. I rrëzëllen fytyra. Rrëzëllente nga gëzimi.
Sin.: vezulloj, shkëlqej.

RRËZËLLIM

RRËZËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Rrëzëllimi i diellit.
2. fig. Gjendja kur rrëzëllej a rrëzëllen diçka. Vërejti rrëzëllimin e saj kur i foli.
3. Rrëzëllimë. I vriste sytë rrëzëllimi i shpateve të malit mbuluar me dëborë.
Sin.: vezullim, vezullimë, shkëlqim, ndritje, rrëzëllimë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.