Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRËSH/ÝELL,~ÝELLI m. sh. ~ÉJ, ~ÉJTË bot. 1. Bimë barishtore helmuese e arave dhe e kullotave, me kërcell të butë, i cili nxjerr një lëng si qumësht, me gjethe të mëdha shumë të çara, të dhëmbëzuara e me gjemba dhe me lule të vogla të verdha. Lulet e rrëshyellit. Kërcelli i rrëshyejve.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje rrëshyejsh. Rrëshyell i ashpër. Rrëshyell i butë. Rrëshyell i egër. Rrëshyell i helmët.
TAMBËLÇÁK,~U m., bot., krahin. 1. Qumështore. Gurishtë, gërdhatë, arë me tambëlçak. Mbushi një trastë me tambëlçak.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të këtij lloji. Tambëlçak i arave tamblatore. Tambëlçak i butë rrëshyell. Tambëlçak i egër pulith. Tambëlçak i hidhët ndryshkull. Tambëlçak i saritë tamblagjak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë