Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Shakull, kaçup, kacek. Sillnin vaj e ullinj me bëtika. Iu bë barku bëtikë (dikujt) hëngri jashtë mase, iu fry barku nga të ngrënët e shumtë.
2. anat. Bark, plëndës. I plasi bëtika.
3. Cipë që zë vera në fuçi të hapur.
✱Sin.: shakull, kaçup, kacek, calik, rrëshek, rrëshiq, lëkurë, shirk.
FIZARMONÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vegël muzikore që mbahet në krahë përpara, me tastierë dhe një rrëshek palë-palë që hapet e mblidhet duke thithur e duke nxjerrë ajër dhe që vë në lëvizje disa gjuhëza, të cilat shtypen me gishtërinj për të dhënë zërin a melodinë e kërkuar. I bie fizarmonikës. Ishte talent në fizarmonikë.
KACÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shakull, calik. Kacek me gjalpë (me verë).
2. Rrësheku i kovaçit, gjyryk.
3. muz. Gajde. I bie kacekut.
4. si mb. I mbushur plotësisht; i fryrë; daulle.
✱Sin.: shakull, calik, rrëshek, gjyryk, gajde, daulle.
♦ M’u bë barku kacek shih m’u bë barku daulle. U bëra kacek shih u bëra daulle. E bëri barkun kacek (dikush) shih e bëri barkun daulle (dikush). E bëri kacek (dikë) e rrahu keq, e shqepi në dru; e bëri kopan; ia bëri kurrizin më të butë se barkun. I dha *rripin e kacekut (dikujt) iron. E mori *gjalmin e kacekut (e thesit) (dikush) përb.
RRËSHÍQ,~I m. sh. ~E, ~ET [RRËSHÍQ,~I m. sh. ~A, ~AT] Shakull. Rrëshiq dhie. Një rrëshiq me hirrë. Ra si rrëshiqet. Rrjep rrëshiq (delen, dhinë, qengjin, kecin) e rrjep dhe ia heq lëkurën pa e çarë në mes, si këmishën.
✱Sin.: calik, kacek, shirk, rrëshek, kaçup, mërshinë, gjyryk, katroqe, puhacë, thes.
SHÁKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh (i vogël). E ruaj vajin në shakull. Shakull me bulmet (me gjalpë, me djathë, gjizë etj.). Katër shakuj me gjizë. Djathë shakulli.
2. Vegël që përdor farkëtari; gjyryk. I fryj shakullit. Gryka e shakullit. Hekuri punon, shakulli gjëmon (fj. u.).
3. Erë e fortë, shakullinë, ciklon. Frynte shakulli me tërbim. Vjen rrotull si shakull.
4. Lëvozhgë fasulesh; bishtajë; grashinë. Pastroj fasulen prej shakullit. I mblodhi dhe i thau shakujt. Salcë shakulli.
✱Sin.: shirk, rrëshek, rrëshiq, calik, kacek, kaçup, mërshinë, lëkurë, bëtikë, dakull, fryrës, mërshinë, shyt, gjyryk, katroqe, shakullinë, vorbull, top, plis, puhacë, thes.
SHÁKULL ndajf. 1. Duke qëndruar shtrirë pa frymë përtokë, top, plis, thes; në gjendje të vdekur; rrëshek, shyt, dakull. Ra shakull përdhe. E gjeti shakull në trotuar. E la (e lëshoi) shakull në vend e vrau në vend.
2. Shumë. U fry shakull u fry shumë.
♦ U bëra shakull shih u bëra daulle1. Shakull dhie me lesh përbrenda përb. njeri shpirtlig, zemërzi, dikush që u do të keqen të tjerëve; katran me bojë; mos e gjeç në dynja! (dikë); i biri i mutit bised. vulg. E la shakull (në vend) (dikë) e vrau, e la të vdekur në vend; e la në vend. *Pordhë shakulli bised. iron. vulg.
SHIRK,~U m. sh. SHÍRQE, SHÍRQET 1. Shakull, rrëshek, kacek. Shirk me vaj. Shirk me gjizë (me djathë, me gjalpë, me mjaltë). E mbushi shirkun plot me ullinj.
2. si ndajf. Pa ndjenja, vdekur. E lë shirk dikë e lë gati për të vdekur.
✱Sin.: calik, kaçup, rrëshiq, mërshinë, lëkurë, vdekur.
♦ Shirk pas së vjeli (pas të vjelave) krahin. shih si kofini (si koshi) pas së vjeli (pas të vjelave).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë