Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKROPARESTEZÍ,~A f., mjek. Sëmundje e trashëguar, shpesh vdekjeprurëse, që karakterizohet nga prodhimi i pamjaftueshëm i enzimës α, që shprehet fillimisht me ndryshime beninje në lëkurë, me dhembje, me therje, me tendosje e me rrëqethje në shuplaka e në shputa e më pas me ndërlikime të tjera të organeve jetike.
BIZHÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur bizhat dikë a kur bizhatem; të dridhura të menjëhershme në trup; rrëqethje, dridhma, mornica. Bizhatja e trupit (e lëkurës).
2. Mpirje, ngrirje. Bizhatja e këmbës.
✱Sin.: ngjethje, rrëqethje, përqethje, drithërim, mpirje, drunim, ngathje, ngalje, athëtim.
DRÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dredhim a kur dridhet diçka; rrotullimi disa herë i dy a më shumë fijeve së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë; përdredhje; kund. zhdredhje, shpërdredhje. Dredhja e fijeve. Dredhja e telit. Dredhja e gjalmit (e litarit). Dredhja e leshit (e pambukut). Dredhja me furkë. Çikrik dredhjeje. Makina e dredhjes. Reparti i dredhjes.
2. Kthimi dhe rikthimi i diçkaje, duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; rrotullim; përdredhje. Dredhje e trupit (e belit). Dredhja e hellit.
3. Dhënia e trajtës së valëzuar diçkaje të drejtë, veprimi për ta bërë dredha-dredha ose valë-valë; veprimi për ta bërë diçka me majë të lakuar, duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredhje. Dredhja e flokëve. Dredhja (përdredhja) e mustaqeve.
4. Rrotullimi i diçkaje rreth gishtit; sjellja rrotull nëpër gishtërinj, mbledhja a mbështjellja si rrotull e një cope letre a diçkaje tjetër të ngjashme me të. Dredhja e letrës. Dredhja e cigares. Dredhja e zinxhirit. Dredhja e tespiheve.
5. Ndërrim i drejtimit. Dredhjet e udhës. Dredhja majtas (djathtas).
6. bis. Hedhje e fjalës gjetiu; dredhi;dredhim; shmangie e përgjigjes së drejtpërdrejtë. Dredhja e fjalës.
7. Dridhja e diçkaje disa herë. Dredhja nga korrenti.
8. fig., bised. Tundja që nga themelet e diçkaje, lëkundja e fortë, tronditje, që të bën të të zërë frika dhe të të hyjnë dridhmat.
9. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillë që bën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz.
10. muz., kryes. sh. Lëvizje të lehta të zërit më lart a më poshtë se toni kryesor; ngritje e ulje të vogla të zërit (kur këndojmë); dridhjet e zërit; dridhje. Dredhja e zërit.
11. Diçka e dredhur a e përdredhur. Dredhjet e sustës. Dredhja e kularit.
12. Shakullimë, shtjellë; dredhë. Dredhje ere (bore).
✱Sin.: përdredhje, spërdredhje, tjerrje, shalakatje, vërtitje, dredhim, mashtrim, rrëqethje, dridhmë, lakadredhje, gjarpërim, turrahitje, shakullimë, shtjellë.
►DRÍDHEM jovep., DRÓDHA (u), DRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Rrotullohet vetë disa herë rreth vetes në një drejtim e shtrëngohet; përdridhet; kund. zhdridhet. U drodh peri (filli, litari). Iu drodh gjalmi.
2. bised., vetv. Rrotullohem në një drejtim, rrotullohem nga njëra anë në tjetrën, kthej trupin, kthehem. U drodh majtas (djathtas). Dridhet e përdridhet.
3. vetv., vet. v. III Merr trajtë të valëzuar, bëhet dredha-dredha; përdridhet. Kanë filluar t'i dridhen flokët.
4. bised., vetv. Ndërroj a kthej rrugën, lë rrugën që kam nisur e marr një tjetër, kthehem, dredhoj. U drodh nga e majta. U drodhën prapa kodrës.
5. vetv., vet. v. III Lëviz shpejt e shumë herë, bën lëkundje të shpeshta, ka dridhje. Dridhen gjethet e pemëve. Dridhet teli. I dridhet dora. I dridhej buza (mjekra). I dridhen gishtërinjtë. Dridhet si purteka në ujë. Dridhet flaka.
6. vetv. Me zënë të dridhurat, rrëqethem (nga ethet, nga të ftohtët etj.); kam të dridhura a rrëqethje në trup nga një ndjenjë e fortë; fig. drithërohem. Dridhej nga të ftohtët (nga ethet). Dridhej nga inati (nga dëshpërimi, nga frika). Dridhej për të birin.
7. edhe fig., bised., vetv. Tundet që nga themelet diçka, tundet a lëkundet fort, tronditet; më zë një frikë e madhe, më hyjnë dridhmat, trembem shumë. Dridhej toka prej tij. Dridhej para tij.
8. vetv., vet. v. III Del duke lëvizur lehtë më lart e më poshtë se toni kryesor, ngrihet e ulet pak (për zërin). I dridhej zëri nga mallëngjimi (kur këndonte).
9. vetv., vet. v. III Jep një shkëlqim herë të fortë e herë të dobët, vezullon. Dridheshin yjtë. Dridhet drita. Në sy i dridhej një dritë.
10. pës. e DREDH.
✱Sin.: përdridhem, spërdridhem, fërfërij, endem, shalakatem, dridhtohem, rrëqethem, ngjethem, përqethem, puprrohem, purtekem, tronditem, tmerrohem.
♦ Nuk i dridhet *bebja e syrit (dikujt). I dridhet *buza (dikujt). Nuk i dridhet *dora (dikujt). M’u drodhën *flokët. I dridhen *gjunjët (dikujt). I dridhen *këllqet (dikujt). I dridhen *këmbët (dikujt). M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). I dridhen *leqet (e këmbëve). M’u drodh (m’u ngjeth, m’u rrëqeth) *mishi (mishtë). I dridhet *mjekra (dikujt). Nuk i dridhet *pushka (dikujt). Nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) *qepalla (qerpiku) (dikujt). S’më dridhet *qimja. M’u drodhën *qimet e kokës. Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) *syri (dikujt). M’u drodhën *telat e zemrës. Më dridhet (më përpëlitet) *zemra (shpirti) (për dikë a për diçka).
DRÍDHM/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje të vogla e të shpejta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje, nga një ndjenjë e fortë tronditëse etj.; rrëqethje. E kapën dridhmat. Ka ethe me dridhma. S’i pushojnë dridhmat.
2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe, tmerr. Ndjeu një dridhmë. I shtiu dridhmën.
✱Sin.: të dridhura, dridhje, dridhërimë, dredhje, rrëqethje, ngjethje, përqethje, të rrëqethura, të ngjethura, fërgëllimë, mornicë, dridhërim.
♦ I hyri dridhma (dikujt) u tremb, u trondit shumë, u tmerrua, u lemeris; e kapën dridhmat (dikë); i hynë të dridhurat; e zunë të dridhurat (dikë). E kapën dridhmat (dikë) e humbi durimin e qëndresën para diçkaje të vështirë; i hyri frika; dridhet nga inati; i hyri dridhma (dikujt); i hynë të dridhurat (dikujt); e zunë të dridhurat; e zunë ethet. I shtiu dridhmën (dikujt) i futi frikë të madhe, e frikësoi shumë, e tmerroi, e lemerisi; e tronditi; i shtiu (i futi) të dridhurat.
►DRITHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithërohej nga të ftohtët.
2. fig., vetv. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra, kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ndiej dhembje të thellë për dikë, përmallohem; vuaj shumë për dikë a për diçka, përgjërohem. Drithërohej për djalin (për fëmijët).
3. pës. e DRITHËRÓJ3.
✱Sin.: dridhem, rrëqethem, shqetësohem, përmallohem, përgjërohem.
DRITHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithëronte nga ethet.
2. fig., jokal. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra; drithërohem për dikë a diçka. Drithëron për djalin. Drithëronin për bukë (për kafshatën e gojës). I drithëron zemra (shpirti).
3. fig., kal. E shqetësoj shumë dikë, e fut në merak të madh; i fut dikujt frikë të madhe, i shtie dridhmat; bëj që të ndiejë një dhembje të thellë, e përmalloj; e bëj që të vuajë, e mundoj. Krisma i drithëroi fëmijët. E drithëron malli (kujtimi) për të. E drithëronte ai mendim.
✱Sin.: dridh, rrëqeth, shqetësoj, përmalloj, përgjëroj.
NGJÉTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngjeth a kur ngjethem. Ngjethje nga ethet (nga të ftohtët). Ngjethje nga tmerri. Emocionuese deri në ngjethje.
2. Të dridhura që përshkojnë të gjithë trupin nga të ftohtët a nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), drithërimë. Ndjeu një ngjethje në trup. Ngjethje të pareshtura (të forta).
✱Sin.: rrëqethje, mornica, kreshpërim, e përqethur, dridhje, përqethje, të dridhura, të ngjethura.
NGJÉTHUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Dridhje të pavullnetshme të trupit nga të ftohtët e madh ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.); mornica. Kjo sëmundje shoqërohet me të ngjethura e ethe. E kapi një e ngjedhur. Të ngjethura në trup (në kurriz). Të ngjethura nga të ftohtët. I shkojnë të ngjethura. Pati të ngjethura gjithë natën.
✱Sin.: ngjethje, rrëqethje, mornica, dridhje.
PUPURRÍQJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pupurriqem.
2. Gjendja kur jam pupurriqur.
✱Sin.: mornica, rrëqethje, rrëgjim.
PËRSHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kaloj diçka nëpër një vrimë a hapësirë, e shkoj tejpërtej.
2. vet. v. III kalon diçka nëpër një trup tejpërtej. Përshkoj perin në gjilpërë. E përshkoi plumbi tejendanë.
3. Kaloj nëpër një vend nga njëra anë e dal në anën tjetër; shkoj në të gjitha anët, shkel të gjithë vendin, i bie kryq e tërthor; i bie përmes një vendi a një hapësire; kapërcej. Përshkoi fusha e male. Përshkuan shtigje të pashkelura. Drini e përshkon gjithë Shqipërinë e Veriut. Rrudhat i përshkonin ballin.
4. Kaloj një rrugë brenda një kohe të caktuar, e kryej; bëj. Përshkoj një largësi (një rrugë). Aeroplani e përshkon largësinë në dy orë.
5. fig. Jetoj e kaloj përmes ngjarjesh e rrethanash të ndryshme..
6. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më kalon nëpër gjithë trupin. E përshkoi një dridhmë. Ia përshkoi trupin (kurrizin) një rrëqethje.
7. Qep diçka me dorë, duke e shkuar perin larg e larg, para se ta qep përfundimisht, ildis. Përshkoi palën e fustanit (mëngën e xhaketës).
8. Bëj varg, i kaloj në një fill, shkoj. Përshkoj në varg gjethet e duhanit (fiqtë).
9. fig., vet. v. III Kalon e lë mbresë në mendje a në zemër; prek thellë. Fjalë që përshkojnë mendjet dhe zemrat e njerëzve. E përshkoi një ndjenjë mallëngjimi (mëshire, krenarie).
10. fig. E karakterizon të tërin, hyn në të tejendanë dhe e dallon si të tillë, është a bëhet pjesë përbërëse kryesore ose tipar i përgjithshëm i tij. E përshkon fryma e humanizmit (dashuria dhe respekti për njeriun).
✱Sin.: shkoj, kaloj, përbiroj, përbir, zhbiroj, shpoj, depërtoj, bie, eci, çaj, rrjedh, kryej, kapërcej, kaptoj, bëj, mbuloj, ildis, rrëqeth, vargoj, prek, përjetoj, drithëroj, mallëngjej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë