Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëqethem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIZHATEM

BIZHÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. shkojnëdridhuramenjëhershmetrup ngaftohtët ose nga ndonjë ndjenjë e fortë; ngjethem, rrëqethem.
2. vetv. bëhet trupi si i ngrirë; vet. v. III (me trajtëshkurtër përemërore në r. dhanore) ngrin (dora, këmba etj.) dhebën miza-miza; mpihem, drunohem.
3. pës. e BIZHÁT.
Sin.: ngjethem, rrëqethem, përqethem, drithërohem, mpihem, drunohem, ngathem, ngalem, athëtohem.

BËZHUREM

BËZHÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. Lagem lehtë me ujë, spërkatem.
2. hyjnë dridhmat (ngaftohtët, nga ethet, nga ndonjë ndjenjë e fortë etj.); edhe fig. dridhem, fërgëlloj, rrëqethem.
3. pës. e BËZHÚR.

DRIDHEM

DRÍDHEM jovep., DRÓDHA (u), DRÉDHUR 1. vetv., vet. v. III Rrotullohet vetë disa herë rreth vetes në një drejtim e shtrëngohet; përdridhet; kund. zhdridhet. U drodh peri (filli, litari). Iu drodh gjalmi.
2. bised., vetv. Rrotullohem në një drejtim, rrotullohem nga njëra anëtjetrën, kthej trupin, kthehem. U drodh majtas (djathtas). Dridhet e përdridhet.
3. vetv., vet. v. III Merr trajtëvalëzuar, bëhet dredha-dredha; përdridhet. Kanë filluar t'i dridhen flokët.
4. bised., vetv. Ndërroj a kthej rrugën, lë rrugënkam nisur e marr një tjetër, kthehem, dredhoj. U drodh nga e majta. U drodhën prapa kodrës.
5. vetv., vet. v. III Lëviz shpejt e shumë herë, bën lëkundjeshpeshta, ka dridhje. Dridhen gjethet e pemëve. Dridhet teli. I dridhet dora. I dridhej buza (mjekra). I dridhen gishtërinjtë. Dridhet si purteka në ujë. Dridhet flaka.
6. vetv. Me zënëdridhurat, rrëqethem (nga ethet, ngaftohtët etj.); kamdridhura a rrëqethjetrup nga një ndjenjë e fortë; fig. drithërohem. Dridhej ngaftohtët (nga ethet). Dridhej nga inati (nga dëshpërimi, nga frika). Dridhej për të birin.
7. edhe fig., bised., vetv. Tundetnga themelet diçka, tundet a lëkundet fort, tronditet; më zë një frikë e madhe, më hyjnë dridhmat, trembem shumë. Dridhej toka prej tij. Dridhej para tij.
8. vetv., vet. v. III Del duke lëvizur lehtëlart e më poshtë se toni kryesor, ngrihet e ulet pak (për zërin). I dridhej zëri nga mallëngjimi (kur këndonte).
9. vetv., vet. v. III Jep një shkëlqim herëfortë e herëdobët, vezullon. Dridheshin yjtë. Dridhet drita. Në sy i dridhej një dritë.
10. pës. e DREDH.
Sin.: përdridhem, spërdridhem, fërfërij, endem, shalakatem, dridhtohem, rrëqethem, ngjethem, përqethem, puprrohem, purtekem, tronditem, tmerrohem.
Nuk i dridhet *bebja e syrit (dikujt). I dridhet *buza (dikujt). Nuk i dridhet *dora (dikujt). M’u drodhën *flokët. I dridhen *gjunjët (dikujt). I dridhen *këllqet (dikujt). I dridhen *këmbët (dikujt). M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). I dridhen *leqet (e këmbëve). M’u drodh (m’u ngjeth, m’u rrëqeth) *mishi (mishtë). I dridhet *mjekra (dikujt). Nuk i dridhet *pushka (dikujt). Nuk i dridhet (nuk i luan, nuk i lëviz) *qepalla (qerpiku) (dikujt). S’më dridhet *qimja. M’u drodhën *qimet e kokës. Nuk i dridhet (nuk i lëviz, nuk i luan) *syri (dikujt). M’u drodhën *telat e zemrës. dridhet (më përpëlitet) *zemra (shpirti) (për dikë a për diçka).

DRITHËROHEM

DRITHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. zënëdridhuralehta, ndiej rrëqethje (ngaftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithërohej ngaftohtët.
2. fig., vetv. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra, kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ndiej dhembjethellë për dikë, përmallohem; vuaj shumë për dikë a për diçka, përgjërohem. Drithërohej për djalin (për fëmijët).
3. pës. e DRITHËRÓJ3.
Sin.: dridhem, rrëqethem, shqetësohem, përmallohem, përgjërohem.

DRITHËROJ

DRITHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. zënëdridhuralehta, ndiej rrëqethje (ngaftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithëronte nga ethet.
2. fig., jokal. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra; drithërohem për dikë a diçka. Drithëron për djalin. Drithëronin për bukë (për kafshatën e gojës). I drithëron zemra (shpirti).
3. fig., kal. E shqetësoj shumë dikë, e futmerakmadh; i fut dikujt frikëmadhe, i shtie dridhmat; bëj që të ndiejë një dhembjethellë, e përmalloj; e bëj që të vuajë, e mundoj. Krisma i drithëroi fëmijët. E drithëron malli (kujtimi) për të. E drithëronte ai mendim.
Sin.: dridh, rrëqeth, shqetësoj, përmalloj, përgjëroj.

MORNICEM

MORNÍC/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbushem me mornica.
Sin.: rrëqethem, puprrohem, pupurriqem, puçërrosem, dridhem.

NGJETHEM

NGJÉTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. shkojnëdridhuratrup, më bëhet mishi kokrra-kokrra ngaftohtët ose nga një ndjenjë e fortë (nga frika, tmerri, neveria etj.), rrëqethem, më shkojnë mornica. U ngjeth ngaftohtët (nga ethet). U ngjeth nga tmerri. Ngjethet kur e kujton. Kjo këngëbënngjethem.
2. vet. v. III I ngrihen qimet përpjetë një kafshe, i ngrihen puplat përpjetë një shpendi. Ngjethet macja sa sheh një qen të huaj. Ngjethet gjeli i detit.
Sin.: rrëqethem, dridhem, kërleshem.
M’u ngjeth (m’u drodh, m’u rrëqeth) *mishi (mishtë). M’u ngjeth (m’u rrëqeth) shtati (*trupi). Më ngjethet *zemra (shpirti).

PUPRROHEM

►PUPRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbushem me puprra.
2. vetv. bëhen a më shkojnë mornicatrup; mornicem; rrëqethem.
3. vetv. Mblidhem, rrudhem (ngaftohtët, nga frika etj.).
4. pës. e PUPRRÓJ. U puprrua ngaftohtët.
Sin.: mornicem, rrëqethem, pupurriqem, puçërrosem, dridhem.

PUPURRIQEM

PUPURRÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. bëhen mornicatrup (ngaftohtët, nga frika etj.); puprrohem. Iu pupurriq mishi (kurrizi).
2. vetv. Mblidhem, rrudhem (ngaftohtët, nga frika etj.); rrëgjohem. Iu pupurriq trupi. U pupurriq nga tmerri.
3. pës. e PUPURRÍQ. U pupurriq nga thëllimi.
Sin.: pupurriqem, mornicem, rrëqethem, rrëgjohem.

PËRQETHEM

PËRQÉTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Rrëqethem, ngjethem. Iu përqeth trupi.

RRËQETHEM

RRËQÉTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. shkojnëdridhuratrup, më pupurriqet mishi ngaftohtët a nga një ndjenjë e fortë tronditëse; ngjethem, më shkojnë mornica (edhe fig.) Rrëqethem ngaftohtët. Iu rrëqethën leshrat e kokës.
Sin.: përqethem, drithërohem.
M’u rrëqeth (m’u drodh, m’u ngjeth) *mishi (mishtë). M’u rrëqeth (m’u ngjeth) shtati (*trupi).

TËRQETHEM

TËRQÉTH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Rrëqethem, ngjethem, më hyjnë mornica. U tërqeth dhia.

VËRCIKATEM

VËRCIKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bëj lëvizjeshpejta e të shkurtra; dridhem; më zënëdridhurat nga ethet, ngaftohtët, nga tendosja nervore, temperatura; frika etj. Vërcikatej ngaftohtët (ethet). I vërcikatej trupi nga temperatura.
Sin.: dridhem, rrëqethem, ngjethem.

VËRZËLOHEM

VËRZËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Endem, sillem andej-këtej pa ndonjë qëllimcaktuar, sillem kot. Ai vërzëlohej sa në një vend, sa në një tjetër.
2. vetv. Rrëqethem, më zënëdridhurattrup (nga ethet, të ftohtët, temperatura, nga zemërimi, inati etj.); më shkojnë dridhma, mornica. U vërzëlua ngaftohtët (temperatura). Vërzëlohej nga inati. U vërzëlua nga frika.
3. pës. e VËRZËLÓJ.
Sin.: endem, lëviz, rrëqethem, dridhem, ngjethem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.