Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARRËNJËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i rrënjëzueshëm; që nuk mund të rrënjëzohet; kund. i rrënjëzueshëm. Farë (bimë) e parrënjëzueshme. Kërcell i parrënjëzueshëm.
RRËNJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Veprimi kur rrënjëzoj a rrënjëzohet diçka. Rrënjëzimi i fidanit. Rrënjëzimi i bimës. Periudha e rrënjëzimit.
✱Sin.: rrënjosje, shtrapëzim, zënie.
RRËNJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq. 1. kal. Bëj që të lëshojë rrënjë një fidan ose një pjesë e një bime që përdoret për shumëzim. Rrënjëzoj një degë. Rrënjëzojnë shpatulla dhe këmbëza. I rrënjëzojnë në fidanishte.
2. jokal., vet. v. III Lëshon rrënjë, rrënjëzohet. Rrënjëzon bima. Rrënjëzon gjethja e mbjellë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë