Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrënjëdalë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BINADALË

BINADÁLË mb., bised. Binashuar; fig. rrënjëdalë. vranë Osman, të vranë, / dy shebekë binadalë. (folk.).

BINASHUAR

BINASHÚAR mb., bised. 1. Që nuk lë pas fëmijë si pasardhës, rrënjëdalë; si mallk. mbettë pa njeri e i shkretë; që iu shoftë binaja! Është binashuar, se nuk ka as njerëz e as të kaluar. (fj. u.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

RRËNJËDALË

RRËNJËDÁLË mb., bised. 1. Që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës; si mallk. që mos pastë fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja! Burrë rrënjëdalë. E la rrënjëdalë.
2. I vuajtur; i mjerë, i shkretë. Njeri rrënjëdalë.
Sin.: rrënjëshkulur, rrënjëshuar.

RRËNJËDALË

RRËNJËDÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës. Rrënjëdalë, e shkreta!
Sin.: rrënjëshkulur, rrënjëshuar, shpërngulur, endacak, ardhës.

THEMELDALË

THEMELDÁLË mb. 1. I shkatërruar, i prishur, që i kanë dalë themelet (për një ndërtesë).
2. Që nuk ka as fëmijë, as të afërm, as pasuri; që ka mbetur vetëm pa asnjë ndihmë e përkrahje; rrënjëdalë (për njerëzit).
Sin.: i shkatërruar, i prishur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.