Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëndës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRRËND

PËRRË́ND vep., ~A, ~UR kal. I shtie rrëndës qumështit për ta zënë djathë; mpiks. E përrëndi qumështin.

RAN

RÁN,~I m. Rrëndës.

RRANË

RRÁN/Ë,~A f. Lëng për të zënë djathë; mullëz. I dhashë pak rranë për të zënë djathin.
Sin.: mullëz, rrëndës, rrënd, tharm.

RRASKË

RRÁSK/Ë,~A f. Rrëndës për të zënë djathin, mullëz. Nxori rraskën nga ena. Dikur përdoreshin rraskat për të prodhuar djathin.
Sin.: mullë, rrënd, rrëndës, sirishtë.

RROT

RROT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mullëz. djathin me rrot.
Sin.: shqilë, rrënd, rrëndës, sirishtë.

RRËND

RRËND,~I m. Rrëndës. E zonja e stanit mori rrëndin që të zinte djathë.
Sin.: rranë, mullëz, mullë, tharm, rrëndës, rraskë.

SHQILË

SHQÍL/Ë,~A f. krahin. 1. Mullë, lukth, bark. S'i nxë më (s’ia nxë) shqila. Hëngri sa iu fry shqila. I plastë shqila! mallk.
2. Mullëz, rrëndës, fare djathi. E zuri djathin me shqilë.

SHTALP

SHTALP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Grurë a misërështë ende i njomë, i butë e me lëng si qumësht.
2. Mullëz, rrëndës, fare djathi.
3. bised. Farë mashkulli.
4. si mb. Shumë i njomë, ende i njomë. Grurë (misër) shtalp. E ka mishin shtalp ky qengj.
5. si mb., fig. I papjekur. Është ende shtalp. E ka kokën shtalp. mospërf. është fare i papjekur (për të rriturit).

SIRISHTË

SIRÍSHT/Ë,~A f. Fara e djathitnxirret nga mullëza e qengjit ose e kecit; rrëndës. Sollën farën e sirishtës për të zënë djathëmirë.

SPERMË

SPÉRM/Ë,~A f., fiziol. Lënguprodhojnë gjëndrat gjinoremashkullit, farë. Sperma përmban spermatozoide, qeliza riprodhuese mashkullore.
Sin.: farec, shtalp, rrëndës, rrënd.

TËTHARM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.