Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARRÉGULLT (i, e) mb. 1. Që i mungon rregulli; që nuk ka renditje të rregullt; i çrregullt; kund. i rregullt. Vendosje e parregullt. Dhomë e parregullt. Në mënyrë të parregullt.
2. Që i ka pjesët ose përmasat në përpjesëtim të zhdrejtë ndërmjet tyre; që është i ndërtuar pa simetri; i çrregullt; kund. i rregullt. Dhëmbë të parregullt.
3. Që bëhet a që ndodh herë pas here me ndërprerje të ndryshme; që zhvillohet ose që punon jo sipas një rregulli të caktuar; i çrregullt; kund. i rregullt. Hap i parregullt. Zhvillim i parregullt. Frymëmarrje e parregullt. Linjë (vijë) e parregullt.
4. Që është në kundërshtim me rregullat e vendosura, që i shkel kërkesat e rregullat e pranuara, i çrregullt; kund. i rregullt. Dokument i parregullt. Veprim i parregullt. Gol i parregullt.
5. Që nuk mban rregull në jetën e përditshme, në punë, në veshje etj., që nuk e kryen rregullisht ose nuk e ndjek në rregull një veprimtari, një punë etj.; i çrregullt; kund. i rregullt. Nxënës i parregullt. Qiramarrës i parregullt.
6. gjuh. Që i ndryshon trajtat jo sipas rregullave të caktuara; që nuk është sipas një tipi të caktuar; kund. i rregullt. Folje e parregullt. Trajtë e parregullt.
✱Sin.: i çrregullt i çrregullt, shkatarraq, rrëmujëtar, skuriq, i papërpiktë, i papranueshëm, i rrëmujshëm.
RRЁMUJAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Ai që nuk mban rregull në punë e në vendin ku jeton. Nuk punohet me rrëmujaxhinj.
2. Ai që sjell çrregullime e pështjellime, ai që bën rrëmujë. Rrëmujaxhi i madh.
✱Sin.: rrëmujëtar, rrëmujëmadh.
RRËMUJË/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~ MËDHÉNJTË Ai që nuk di të mbajë rregull në jetë e në punë; ai që i bën të gjitha rrëmujë. Është një rrëmujëmadh i pandreqshëm.
✱Sin.: rrëmujëtar, rrëmujaxhi.
RRËMUJËTÁR,~E mb. Rrëmujëmadh, rrëmujaxhi. Lojtar rrëmujëtar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë