Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRЁMUJAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Ai që nuk mban rregull në punë e në vendin ku jeton. Nuk punohet me rrëmujaxhinj.
2. Ai që sjell çrregullime e pështjellime, ai që bën rrëmujë. Rrëmujaxhi i madh.
✱Sin.: rrëmujëtar, rrëmujëmadh.
RRËMUJËMÁDH,~E mb. bised. 1. Që nuk di të mbajë rregull në jetë e në punë, që i bën të gjitha rrëmujë. Nxënës rrëmujëmadh.
2. Që i bën punët me rrëmujë e potere, që sjell çrregullime e pështjellime. Njeri rrëmujëmadh.
RRËMUJË/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~ MËDHÉNJTË Ai që nuk di të mbajë rregull në jetë e në punë; ai që i bën të gjitha rrëmujë. Është një rrëmujëmadh i pandreqshëm.
✱Sin.: rrëmujëtar, rrëmujaxhi.
RRËMUJËTÁR,~E mb. Rrëmujëmadh, rrëmujaxhi. Lojtar rrëmujëtar.
RRËMUJËTÁR,~E m. sh. ~Ë, ~ËT Rrëmujëmadh, rrëmujaxhi.. Rrëmujëtarët na bënë të harronim detyrën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë