Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRERÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrëpirët ku rrëshqet dheu; shkazmë, rrëshqitë, shkarëzimë. Arat në brerimë as mbillen e as prodhojnë.
2. Vend i pjerrët e i lëmuar, ku rrëshqasin fëmijët duke u lëshuar nga lart.
✱Sin.: shkarëzimë, shkarëzim, shkazmë, shkarje, rrëmore, rrëshqitë, buzërripë, përlinë, shembëtirë.
RRËMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend thikë në faqe të malit, ku shket dheu e gurët; shkëmb thikë. Rrëmoret e malit. Ngjitem nëpër rrëmore.
2. Shumicë gurësh që sjellin përrenjtë malorë me vete ose që rrëshqasin nga lart; vend i mbushur me gurë të tillë; dhe i shkarë e i thërrmuar. Po punohen edhe rrëmoret.
✱Sin.: rrëmiqe, shkarëzimë, rrëshqitë, rrokullimë, rrëpirë.
SHKARËZÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tatëpjetë ku rrëshqet dheu, shkazmë, rrëshqitë. U ngjitën nëpër një shkarëzimë. E kaluan shkarëzimën me vështirësi.
2. Vend i pjerrët e i lëmuar ku rrëshqasin fëmijët duke u lëshuar nga lart; rrokullimë. Fëmijët po luanin te shkarëzima.
✱Sin.: shkazmë, shkarje, shqitë, rrëmore, rrëshqitë, rrëzimë, rrëpirë, lëmesë, zharginë, brerimë, dërrmë, shembëtirë, përlinë, buzërripë, kolrrokullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë