Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërmohet toka a një vend. Gërmimi i dheut (i tokës). Gërmimi i tunelit. Gërmim me kazmë. Gërmim në sipërfaqe (në thellësi). Vendi (sektori) i gërmimit.
2. Vend i gërmuar. Thellësia e gërmimit.
3. vet. sh., arkeol. Tërësia e punimeve që bëhen për të zbuluar rrënojat e një qyteti a një monument të lashtë; vendi ku bëhen këto punime. Gërmime arkeologjike. Gërmimet e Apolonisë (e Butrintit, e Maliqit). Drejtimi i gërmimeve.
✱Sin.: mihje, rrëmihje, shkrifërim.
ÇUKËRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmon kali. Çukërmimi i kalit. Kuajt tërhuzeshin me çukërmim. Mbi çukërmimin e mijëra thundrave të deveve.
2. Zhurmë kur çukërmon kali ose dikush tjetër. Dëgjohej çukërmimi i kuajve. Çukërmimi i plloçave u bë i papërballueshëm. Dëgjova çukërmimin e kalit tek dheu i prishur.
✱Sin.: rrëmim, rrëmihje, shkrifërim, shkriftim, çukërmitje.
ÇUKËRMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çukërmit dheun a diçka; çukërmim.
2. Rrokullisje përdhe.
✱Sin.: çukërmim, rrëmim, rrëmihje, shkrifërim, shkriftim, rrokullisje.
ÇUPURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çupurit diçka ose kur çupuritem.
✱Sin.: çapërlitje, rrëmihje, shpupurishje, zhbirim, hulumtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë