Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëmihet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIHET

ARMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Hapet ose gërmohet një tokë, një sipërfaqe ose një gropë. Nesër do të armihet dheu (toka).
2. pës. e ARMÍH. U armih dheu.
Sin.: gërmohet, mihet, rrëmihet, rrëmohet, gropohet, prashitet.

GËRMIHET

GËRMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. Mihet, rrëmihet.
Sin.: gërmohet, mihet, rrëmihet.

RRËMIHET

RRËMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e RRËMÍH. Dheu rrëmihet me shat.

RRËMIHJE

RRËMÍHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrëmih a rrëmihet diçka. Po merrej me rrëmihjen e tokës pas shtëpisë.
Sin.: shkrifërim, mihje, përmihje.

RRËMIHËSE

RRËMÍHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lopatë e vogël me të cilën rrëmihet dheu, toka, rëra etj. E përdori si rrëmihëse. Ndodhej pranë rrëmihëses së rërës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.