Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëmbushem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRLOTEM

PËRLÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. mbushen sytë me lot; fillojqaj me lot. U përlot nga mallëngjimi. Nuk mbeti njeri pa u përlotur.
Sin.: përlotohem, përlëngem, rihem, rrëmbushem, qaj, lotoj, mallëngjehem.

RRËMBUSHJE

RRËMBÚSHJ/E,-A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrëmbush diçka ose kur rrëmbushem; mbushje. Rrëmbushje për jastëkë.
2. Mallëngjim. Fliste me rrëmbushje për vendlindjen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.