Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►FSHÍHEMI jovep., FSHÉHA (u), FSHÉHUR vetv. 1. Shkoj në një vend ku nuk dukem a që nuk e di njeri që të mos më gjejnë dot; futem në një vend të fshehtë për t’u ruajtur nga ndonjë rrezik. U fsheh prapa derës. Ishte fshehur në qilar.
2. v. III, fig: Gjendet në gjirin e diçkaje, ruhet e padukshme në brendinë a në përbërjen e diçkaje. Në tokë fshihen minerale me vlerë. Fshihen rezerva të mëdha.
3. v. III, bised. Perëndon. U fsheh dielli.
4. pës. e FSHEH.
✱Sin.: zhdukem, strukem, skutem, rrëkutem, tinëzohem, leshem.
♦ Fshihet pas *bregut (dikush). Fshihet pas *cungut (dikush). Fshihet pas *gishtit (dikush) tall. Fshihet prapa *hostenit (dikush) tall.
►STRÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mblidhem i tëri nga të ftohtët, nga frika etj., bëhem kruspull; afrohem e zë vend diku, i mbledhur e i bërë kruspull; ngjeshem në një cep ose pas diçkaje a pas dikujt. Strukej nga të ftohtët. Strukej plaku nga era. U struk afër zjarrit (rrëzë murit). U struk në cep të kolltukut.
2. Futem në një vend a në një rrëzë dhe rri fshehur për t'u mbrojtur nga një e keqe, për të mos u diktuar nga ata që me ndjekin etj. U struk nën pemë (rrëzë lisit). U strukën në një shpellë.
3. fig. keq. Fshihem në ndonjë vend pasi jam mundur e shpartalluar. Shtëpitë ku ishin strukur pushtuesit (tradhtarët).
✱Sin.: tulatem, platitem, pulitem, pupurriqem, kruspullohem, kruspullosem, përmblidhem, mblidhem, rrudhem, rrëkutem, skutem, shtrëngohem, cucërrohem, maskohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë