Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrëgjohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANË

ÁN/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendetlarg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi, e një objekti ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi (mat.). Në anën e rrugës (e tryezës). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anëtjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerranë. Anë për anë buzëbuzë. Më një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtimcaktuar, si edhe vetë ky drejtim. këtë anështëpisë (të fshatit). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Më atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (skaj, e cekë) anekënd.
3. E ndarë në një banese a në një shtëpi; dhomë, kthinë. Sa anë keni? Anë e vogël (e madhe). Fleanën e gjyshes.
4. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e kundërt (e murit). Ana e sipërme (e poshtme). Ana tjetër. Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
5. Krahinë, vend, vis. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë. Është i asaj ane.
6. Skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. anëdheut (të botës). S’ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anëanës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta.
7. Palë, njeri a grup njerëzish, që i kundërvihen një pale ose një njeriu a grupi tjetër. Anët kundërshtare. Ana paditëse. Ana e djalit (e vajzës). Ana jonë (e atyre). Në anën e popullit. Marr anën e dikujt radhitem përkrah një tjetrimendime e veprime, bëhem me dikë.
8. Anësi, pajë, hatër. I mban anën dikujt ia ka hatërin. Mban anë. Kam anë mbajnë pajë, më përkrahin, më mbështesin, më ndihmojnë.
9. Pjesë përbërëse e diçkaje, element i një çështjeje, i një vepre etj.; tipar, veçorikarakterizon diçka. Anët e mira (e dobëta, e këqija, e errëta). Ana praktike (formale, teorike). Ana politike (shoqërore, ekonomike, etike, morale.) Ana objektive (subjektive). Ana fizike (trupore, shpirtërore, mendore, ndjenjore). Ana tjetër e çështjes. Zëvendës për anën mësimore (shkencore, administrative).
10. Pikëpamje; kënd vështrimi. Nga ana e jashtme (e brendshme). Nga ana parimore (teknike). Nga ana sasiore. Nga çdo anë.
11. Gjysma e barrëskafshësngarkuar, njëri krah i barrëskafshës. Ana e mushkës. I ngre (i mbaj) anën. E ha ana i rëndonshumë njëra gjysmë e barrës, i varet barra nga njëra anë.
Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë; nga çdo anë. anëanës shumë larg; s’dihet se ku; fundbotës; në anëdheut. Nga ana e anës nga vise shumëlargëta; ngagjitha anët. Në atë anë fli! iron. mos e fli mendjen, nuk është ashtu si kujton ti; mbaj po deshe atë mendim a qëndrim e pritkot; në atë krah fli! iron. anëdheut shumë larg; diku shumë larg; fundbotës; në anëanës. Pa anë e pa fund (pa fund e pa anë) shumë i gjerë, që s’ka kufi, i pamatshëm; pa cak e pa anë. Ana e keqe euf. djalli; i paudhi. Pa anë e pa krye (diçka) shih pa anë e pa fund. Nga një anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, që hiqet në sy sikur të do, kurse nga ana tjetër ta bënkeqen; vret natën e të qan ditën; ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët. anën tjetër të barrikadës libr. në anën e kundërshtarit; në kampin e armikut. Ana tjetër (e kundërt) e medaljes libr. e kundërta e asajduket ose që njihet a që pranohet si e vërtetë; ana tjetër e çështjes; pjesa më e keqe a vetia më e dobët e diçkaje. Bluan mbi anët (dikush) keq. shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). Pa *cak e pa anë. Dalanë shpëtoj nga një gjendje e keqe; kapërcej një vështirësi; dalbreg; ia dalkrye (diçkaje). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo anë (dikush) nuk i bën përshtypje a nuk i trembet fare diçkaje; nuk i intereson a nuk e shqetëson fare asgjë; nuk çan kokën. Dy anët e një medaljeje libr. dy njerëznjëjtë a dy gjëranjëllojta, të lidhur ngushtë, që s’mund t’i dallosh e s’mund t’i shkëputësh. Fut *ujë në të katër anët (diçka). Ia gjej anën (diçkaje). 1. Gjej mjetin a mënyrën për të zgjidhur diçka a për të mbaruar një punë; ia gjej veglën; ia gjej vjegën; ia gjej rrëfanën; ia bëj rrethin. 2. (dikujt). Gjej rastin për të kërkuar diçka prej një njeriu a për t’i bërë diçka atij; gjej mundësinë a kohën e përshtatshme. S’ia gjej (dot) anën (diçkaje) nuk di nga t’ia nis një pune; nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej dot një punë; s’ia gjej (dot) fillin. Nuk i gjendet ana. 1. (diçkaje). Është shumë e gjerë diçka, është e pakufishme, s’i duket fundi. 2. Nuk ke ku e kap; është bërë copë-copë (për rrobat etj.). 3. (dikujt). Nuk kuptohet dikush ç’është; nuk dihet ç’bën a ku ndodhet. Më ha ana (më dikë). 1. Prirem, anoj nga dikush; heq ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). 2. Kam dyshim te dikush për diçka. heq ana (më dikë a më diçka) prirem, anoj nga dikush a nga diçka; më ha ana (më dikë); i mbaj anën (dikujt). Nuk ka anë e udhë (diçka) nuk gjen dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet; nuk mundpranohet, nuk ka kuptim; nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja. S’ka anë e vend (dikush) e dua shumë, është shumë i shtrenjtë e i dashur për mua; e kam dritë në sy (dikë); e kam shpirt (dikë); e dua (e ruaj) si dritën e syrit (e syve) (dikë). Në të katër anët kudo, në çdo vend; gjithandej; te lind e te perëndon. Ngakatër anët nga çdo vend, ngagjitha drejtimet; gjithandej. Në të katër anët e botës (e dheut) kudo, në çdo vis, në gjithë botën; te lind e te perëndon. Ngakatër anët e botës (e dheut) nga çdo vis, ngagjitha vendet, nga gjithë bota. E kthen *pjatën ngakatër anët (dikush) keq. Marr anën (e dikujt) bëhem me dikë, radhitem përkrah tij, e përkrah, e ndihmoj a e mbroj; i mbaj anën (dikujt); i bëhem (i dal) krah (dikujt); mbaj (marr) krahun (e dikujt). merr ana. 1. Anohem padashur, përkulem anash gati për t’ u rrëzuar; më ha ana. 2. Bie nga shëndeti; plakem e rrëgjohem. I marr anët (dikujt) shih i marr krahët2 (dikujt). Ia marr anën (diçkaje) shih ia marr dorën (diçkaje). E mori me anë (dikë) ia mbushi mendjen a e zbuti duke e marrë me të mirë e me lajkavazhdueshme, ia ktheu mendjen urtë e butë, e bindi dhe e bëri për vete; e bëri që t’ia plotësojë dëshirën a kërkesën, të pranojë diçka, të ndryshojësjellje etj.; ia hëngri kokënII (kryet) (dikujt); ia hëngri zemrën (shpirtin). I ka marrë *pisha nga të dy anët (dikujt a diçkaje). Mban anë (dikush) nuk është i paanshëm; nuk është njeri i drejtë, përkrah zakonisht pa të drejtë dikë; mban hatër; mban pajë. I mbaj anën (dikujt) e përkrah dikë, mbështet mendimet e veprimet e tij; e mbroj zakonisht pa të drejtë; marr anën (e dikujt); heq ana (më dikë); i mbaj pajë; e mbaj me hatër (dikë). I mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. nuk ndahen nga njëri-tjetri, mbajnë shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin; i kanë pipëzat (pipat) bashkë; kanë lidhur pizgat (në një) mospërf. I është nxehur *masha në të dyja anët (dikujt). E nxjerranë. 1. (dikë a diçka). E shpëtoj nga një e keqe, e ndihmojkapërcejë vështirësitë. 2. (diçka). E përfundoj, e çoj derifund, e kryej me sukses. I pret *shpata (palla, kordha) ngadyja anët (djathtas e majtas) (dikujt). Nuk i pret *tehuasnjë anë (në asnjërën anë) (dikujt). I pret *thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). S’pyet nga ajo anë (dikush) s’ka frikë a nuk do t’ia dijë fare për diçka; nuk i trembet asgjëje. Nuk shkon asaj ane (në atë anë) (dikush) nuk merret fare me diçka, nuk e cek fare, as nuk i vete mendja ta prekë a ta zërëgojë; e anashkalon. Tërheq nga ana e vet (dikush) shih i tërheq (i heq) kërraba nga vetja (dikujt). S’më vajti as në një anë (një ushqim a pije) hëngra, por nuk u ngopa; hëngra pak, dua edhe më për të ngrënë; s’më vajti as në një vesh. E vuri kapuçin në një anë (dikush) shih e hedh (e vë) qeleshen (festen, kapelën, kësulën, takijen) mbi sy.

ATROFIZOHEM

ATROFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobësohet, rrëgjohet, thahet dhe mpihet për shkakmungesësushqimit, mosqarkullimit të gjakut, mosfunksionimit për një kohëgjatë të një organi a të një indiorganizmit ose plakjes. Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora. Iu atrofizua truri.
2. fig., libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a më pakësohen aftësitë krijuese. I atrofizohet frymëzimi. Iu atrofizuan aftësitë.
Sin.: dobësohem, ligështohem, rrëgjohem, zvogëlohem, pakësohem, humbas, tkurrem, mpihem, venitem, vyshkem.

BURBUNJOSEM
BËLTUCEM

BËLTÚC/EM jovep., ~(u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet shumë, shtypet e bëhet si qull a si pelte, squllet. U bëltucën dardhat.
2. vetv., vet. v. III Shtypet në një vend, bëhet gropë nga një goditje (për enët e metalta). U bëltuc kusia.
3. vetv. Bie nga shëndeti, më ka ikur fuqia (nga pleqëria, nga ndonjë sëmundje etj.), nuk më bëjnë gjunjët, rrëgjohem, plakem. Është bëltucur e treturfytyrë.
4. pës. e BËLTÚC.
Sin.: zbutet, butësohet, brumëzohet, baltet, zbrumohet, brydhet, mbrydhet, squllet, dyllëçitet, qullohet, tutëlohet, sqaqet.

CËRRUKEM

CËRRÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tkurrem ose mblidhem kruspull ngaftohtët, frika etj., kruspullohem.
2. pës e CËRRUK.
Sin.: rrëgjohem, strukem, trysem.

DEHET

DÉH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shkrin me ngadalë e vende-vende (për borën); lirohet nga bora, kur shkrin (për tokën); ulet me ngadalë niveli i ujit (të një lumi, të një përroi etj.), bie.). U deh bora. U dehën fushat. U deh lumi.
2. vet. v. III Kthjellohet moti (sidomos pasi ka rënë borë). U deh moti.
3. fig. Ligështohem e rrëgjohem, tretem (nga ndonjë sëmundje, nga pleqëria etj.). U deha fare.
Sin.: shkrihet, ulet, ligështohet, rrëgjohet, tretet.

DOBËSOHEM

DOBËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i dobët ose më i dobët krahasur me gjendjen e mëparshme; ligështohem; kund. forcohem, fuqizohem. U dobësua shumë gjatë sëmundjes. I është dobësuar zemra. I janë dobësuar sytë (veshët, nervat). Nuk u dobësuan bagëtitë këtë dimër. Dobësohet kujtesa.
2. vetv., vet. v. III Bëhet e hollë dhe e brishtë, mbetet e pazhvilluar ose fishket; hollohet (bima); kund. zhvillohet. Janë dobësuar nga ngrica (nga thatësira) bimët.
3. vetv., v. III Bëhet më e dobët, sa mezi shihet, shquhet a ndihet (drita ose zëri); ulet; kund. forcohet. Zëri i tij herë dobësohej, herë forcohej. Janë dobësuar ngjyrat (shkëlqimi). Është dobësuar ndriçimi.
4. fig., vetv., vet. v. III Ulet forca a gjallëria, pakësohet vrulli etj.; ulet; kund. forcohet. Dobësohen dallgët. Dobësohet era (rryma). Dobësohen rreshjet. Dobësohet forca (fuqia). Dobësohen sulmet. Dobësohen marrëdhëniet (lidhjet, bashkëpunimi). Nuk iu dobësua vullneti (vëmendja, dëshira, dashuria, kujdesi, besnikëria). Nuk iu dobësuan shpresat. Dobësohet shteti. Dobësohet ekonomia. Kur dobësohen sytë e ballit, forcohen sytë e mendjes. (fj. u.).
5. vetv., vet. v. III Bëhetpak i qëndrueshmëm në krahasim me çka qenë; kund. forcohet. Dobësohen themelet. Janë dobësuar ca shtylla (shkallët). Dobësohen muret mbajtëse.
6. gjuh., vetv., vet. v. III Rrëgjohet; mezi shqiptohet. Në të folur, fonemarr” ka prirjedobësohet.
7. pës. e DOBËSÓJ.
Sin.: ligem, ligështohem, hollohem, tretem, hiqem, fishkem, ulet, meket, tulatet, platitet, pakësohet, zbehet, rrëgjohem, rrëzohem, grymosem, prishem, shkoqem, thyhem, bëshnjakem.
është dobësuar *zemra.

LEHTËSOHEM

LEHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq një pjesëpeshësmbaj përsipër, e bëj më të lehtë ngarkesën; kund. rëndohem. U lehtësua ca nga plaçkat (nga barra, nga armatimet).
2. vetv. Bëhem më i lehtëpeshë, rëndojpak nga ç’kam qenëparë; kund. rëndohem. Është lehtësuartrup.
3. vet. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). zvogëlohet një barrë e rëndë, një detyrë a një përgjegjësikam, më pakësohen vështirësitë, më bëhet më e lehtë puna e jetesa; kund. rëndohet. Iu lehtësua puna (detyra, jetesa). U lehtësua kooperativa. Iu lehtësua përgjegjësia (faji).
4. vet. v. III Bëhet më i lehtë; vjen në një gjendje më të lehtë a më pakvështirë, përmirësohet; kund. rëndohet, keqësohet. Iu lehtësua sëmundja. Iu lehtësuan dhimbjet. Është lehtësuar gjendja. Iu lehtësua jetesa.
5. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Bëhemmirë (kur vuaj nga ndonjë sëmundje), më pakësohen dhimbjet a vuajtjet e shkaktuara nga një sëmundje. M’u lehtësuan veshët. M’u lehtësua koka. Iu lehtësuan dhimbjet (vuajtjet).
6. fig. Çlirohem në një farë mase nga një barrë a nga një ndjenjë e rëndë, nga një brengë, nga një ankth etj., qetësohem disi pas një fatkeqësie, më pakësohen vuajtjet shpirtërore. U lehtësuazemër (në shpirt). U lehtësua kur mori vesh se i biri ishte gjallë. Kohët e fundit është lehtësuar mjaft.
7. fig. Bëhem i lehtë nga mendja, bëhem matuf, matufosem, rrëgjohem. U lehtësua shumëpleqëri.
8. pës. e LEHTËSOJ.
Sin.: lenohem, çlirohem, shpëtoj, lirohem, humbas, zvogëlohet, thjeshtëzohet, thjeshtohet, përmirësohet, qetësohem, shkujdesem, matufosem, rrëgjohem.
M’u lehtësuan *krahët. Është lehtësuar nga *mendja (dikush). M’u lehtësua *shpirti (zemra).

MATUFOSEM

MATUFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem matuf; sillem si matuf. Burri gjoja na qenka matufosur.
2. pës. e MATUFÓS. Është matufosur nga pleqëria.
Sin.: shushatem, rrëgjohem, currufjasem, ronitem.

MBLIDHEM

MBLÍDH/EM jovep., MBLÓDHA (u), MBLÉDHUR 1. vetv., zakon. sh. Grumbullohemi në një vend; afrohemi e bashkohemi diku; vet. v. III bëhet grumbull, tufë etj. U mblodhën shumë njerëz. U mblodhën te sheshi. U mblodh i gjithë fshati. Fëmijët u mblodhën kokëkokë. U mblodhën pranë vatrës (rreth nënës, në qoshe). U mblodhën pulat (dhentë). Uji u mblodh nëpër gropa. U mblodh shumë dëborë para shtëpisë. Gjethet e rëna u mblodhën në cep. U derdh vaji, s’mblidhet më. (fj. u.). S’mblidhen pleshtatgrusht (s’futen pleshtatthes). (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Bën mbledhje për të shqyrtuar diçka, për të zgjidhur një çështje etj. (për një organizatë, forum, organ drejtues, njësi prodhimi etj.); zakon. sh. për të gjitha vetat bashkohemi në një vend për një punë a veprimtari; grumbullohemi me rastin e një feste, të një gëzimi etj. U mblodh kongresi (konferenca). U mblodh kryesia (drejtoria). U mblodh kolektivi (klasa). Mblidhemiklasë (në sallë, në fushë). Mblidhemi një herëmuaj. U mblodhën me rastin e ditëlindjes (e dasmës).
3. bised., vetv. Kthehemshtëpi (zakonishtmbrëmje); bashkohem me pjesëtarët e tjerëfamiljes dhe rri me ta. Mezi mblidhetshtëpi. Fëmijët mblidhen herët dhe bienflenë. Me kë do të mblidhet kur të ikë i biri?
4. vetv. Mbledh gjymtyrët, trupin etj.; edhe fig. zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem e strukem (ngaftohtët, nga sëmundja, nga frika etj.). U mblodh grusht (shuk, lëmsh, kruspull). U mblodh në një qoshe. U mblodh për t’u hedhur. U mblodh e u përmblodh u sa një grusht, s’dinte ku të futej, u struk (nga frika etj.).
5. vetv., vet. v. III Tkurret, hyn (për një plaçkë kur laget ose kur lahet). Mblidhet doku (basma, këmisha) ngalarët. Mblidhet shumë (pak). Nuk mblidhet fare.
6. vetv. Mbështillem me diçka, mbulohem ngagjitha anët me një rrobë etj. U mblodh me pallto. U mblodh me shall.
7. fig., vetv. Bëhem i urtë, shtrohem. Djali (vajza) është mbledhur mjaft. Duke u rritur e duke u mbledhur.
8. fig., vetv. përqendrohet në një vend, më bëhet si lëmsh e më shtrëngon, më zë frymën, më mundon (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). M’u mblodh lëmsh (nyjë) diçka. M’u mblodh (diçka) në grykë (në fyt, në zemër). Iu mblodh inati (zemërimi, mëria, urrejtja).
9. pës. e MBLEDH. Kallinjtë u mblodhën nga makineria.
Sin.: grumbullohem, bashkohem, tubohem, përqendrohem, mbështillem, rrudhem, ngushtohet, zvogëlohem, tkurret, hyn, paloset, rrëgjohem, kruspullohem, urtësohem, shtrohem, përmblidhem, bëhem.
M’u mblodh (m’u mbështoll) në *grykë. Iu mblodh (iu mbështoll) *kapistalli (dikujt). Iu mblodhën *këmbët (dikujt). Iu mblodh *laku (dikujt). Iu mblodh (iu mbështoll) *lëmshi (dikujt). Iu mblodh *litari (dikujt).

PAKEM
PAKOHEM

PAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pakësohem.
2. vetv. Bëhem më i paktë nga trupi, rrëgjohem, ligështohem. Është pakuar shumë.
3. pës. e PAKÓJ. Plaku u pakua nga fatkeqësia që i ra.

PARALIZOHEM

►PARALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. mjek., vetv. Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a një pjesëtrupit; vet. v. III e zë paraliza një gjymtyrë a një organ, ngrin. Iu paralizua krahu (këmba). I është paralizuar gjysma e trupit.
2. fig., vetv., vet. v. III Ndërpret veprimtarinë e gjallë e zhvillimin, ngecvend. U paralizua puna. U paralizua ekonomia. U paralizua jeta e vendit.
3. fig., vetv. Humbas mundësinëveproj lirisht, mbërthehem keq. U paralizuan krejt.
4. pës. e PARALIZÓJ.
Sin.: galacohem, mpihem, gozhdohem, bllokohem, pikohem, damllosem, shitohem, shuplakem, shkelem, thahem, rrëgjohem, rëndohem, ngecem, mbërthehem.

PICËRROHEM

PICËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem më i vogël duke u tkurrur, zvogëlohem, rrëgjohem. Picërrohet pula kur piqet.
2. pës. e PICËRRÓJ.
Sin.: rrudhem, rrëgjohem, zvogëlohem, vogëlohem.

PULITEM

PULÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Mbyllen e hapen me shpejtësi disa herë sytë; ulen qepallat gati sa mbyllen krejt; kapulitem. Iu pulitën sytë. I puliteshin qepallat.
2. Mblidhem kruspull; zë pusi duke u tulatur, tulatem; strukem. U pulit pas një trungu.
3. vet. v. III Zë të shuhet, nuk digjet më me forcën e mëparshme, ulet, zvogëlohet, tulatet.
4. vet. v. III Nuk duket mirë, zbehet. Flaka e qiririt (zjarri) u pulit. Yjet (dritat) u pulitën.
Sin.: kapulitem, kruspullohem, platitem, ulem, përvdirem, mblidhem, tulatem, strukem, kruspullosem, zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem, zbehem.

PUPURRIQEM

PUPURRÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. bëhen mornicatrup (ngaftohtët, nga frika etj.); puprrohem. Iu pupurriq mishi (kurrizi).
2. vetv. Mblidhem, rrudhem (ngaftohtët, nga frika etj.); rrëgjohem. Iu pupurriq trupi. U pupurriq nga tmerri.
3. pës. e PUPURRÍQ. U pupurriq nga thëllimi.
Sin.: pupurriqem, mornicem, rrëqethem, rrëgjohem.

PUTRROHEM

►PUTRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Rrëgjohem.

RRËGJAKEM

RRËGJÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rrëgjohem. Ishte rrëgjakur nga puna e rëndë.
2. Dobësohem, bëhem i pagjak. U rrëgjak sepse nuk ushqehej mirë.
Sin.: zvogëlohem, ligem.

SILDISEM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.