Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ALTERN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Ndërrohet, ndërkëmbehet ose zëvendësohet me diçka tjetër. Klima alternohet mes lagështisë dhe thatësisë. Dita alternohet me natën çdo 24 orë. Alternohet e bardha dhe e zeza, e errëta dhe e ndritshmja. Programi alternohet çdo javë. Alternohet kuptimi i homonimeve. Alternohen subjektet rrëfimtare. Segmentet tingullore mund të alternohen.
2. pës. e ALTERNÓJ.
✱Sin.: këmbehet, shkëmbehet, ndërkëmbehet, ndërrohet, zëvendësohet, ndryshohet, shndërrohet.
EPOPÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. let. Poemë e madhe epike ose vepër e madhe rrëfimtare në prozë ku përshkruhen bëma legjendare a ngjarje të rëndësishme historike të jetës së një populli. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope. Epope biblike. Ka ditur të krijojë epopenë kombëtare.
2. fig. Ngjarje a varg ngjarjesh heroike e të rëndësishme në jetën e një populli. Epope e lavdishme. Një epope e përgjakur. Me këtë betejë do të mbyllej epopeja heroike e Luftës Nacionalçlirimtare. Epopeja e Krujës. Lufta e Drashovicës është një epope e lavdishme.
PËRRALLËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që tregon a që shkruan përralla.
✱Sin.: përrallare, përrallatare, rrëfimtare.
RRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tregimtare. Rrëfyesja ia nisi tregimit.
✱Sin.: rrëfimtare, kallëzimtare, përrallëtare.
TREGIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. let. Ajo që shkruan tregime. Tregimtare e dëgjuar.
2. Ajo që i tregon bukur ngjarjet, ndodhitë, historitë, gojëdhënat etj.; rrëfyese, rrëfimtare. Tregimtare e zonja (e madhe).
✱Sin.: rrëfimtare, kallëzimtare, rrëfyese, përrallëtare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë