Fjalori

Rezultate në përkufizime për “robtoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PEDAT

PEDÁT vep., ~A, ~UR kal. Rropat; mundoj; robtoj. Jeta e pedati me halleshumta.

PËRMORIT

PËRMORÍT vep., ~A, ~UR kal. Robtoj. I përmoriti fëmijët.

ROBTIM

ROBTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur robtoj dikë ose kur robtohem.
2. Gjendja kur robtoj ose kur robtohem.

ROBTOHEM

ROBT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Punoj rëndë, mundohem shumë, më bie bretku. Robtohej ditë e natë. Janë robtuar gjithë jetën. Robtohet me punët e bujqësisë. U robtuamërgim.
Sin.: robitem, robtoj, robëroj, sfilitem, rraskapitem, rripem, shprishem3.

ROBËROJ

ROBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I heq lirinë dhe pavarësinë dikujt me dhunë, e vë nën zgjedhë; nënshtroj. Robëruan popullin. Robëruan vendin.
2. fig., kal. E vë plotësisht nën pushtetin tim, e bëj t’u bindet dëshiravemia, e bëj për vete. I robëroi zemrën (vullnetin). Kjo këngërobëron.
3. bised., jokal. Punoj shumë si rob, robtohem. Robëronin për një copë bukë. Punonte e robëronte.
Sin.: pushtoj, skllavëroj, nënshtroj, përshkardh, robtoj, magjeps.

SHEMBËRKOJ

SHEMBËRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E mundoj shumë dikë, e lodh, rraskapit. I shembërkoi fëmijët me mësime. - Mos e shembërko djalin! I ka shembërkuar kafshën duke e ngarkuar rëndë. E shembërkoi flama.
Sin.: kapit, rraskapit, dërrmoj, mundoj, stërmundoj, molis, robtoj, rraskapit, rropas, stërmundoj, torturoj, shkalafis.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.