Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRMORÍTJ/E,~A f. Robtim.
SHAMËRKÍM,~I m. Gjendja kur ndihesh shumë i lodhur nga puna, lodhje; rraskapitje, këputje. Po ndiente një lloj shamërkimi. Sillej rrotull e nuk gjente rehati prej shamërkimit. I bënte ballë çdo shamërkimi.
✱Sin.: lodhje, stërmundim, rraskapitje, këputje, sfilitje, molisje, lebetitje, robtim, drobitje, shparitje.
SHEMBËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje e rënduar fizike e dikujt që vjen si rezultat i lodhjes së madhe; kapitje, rraskapitje. Ndjeu një shembërkim në trup. Dhimbjen e kishte nga shembërkimi. E mori veten pas shembërkimit.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, rrekje, kërdisje, batërdisje, mundim, molisje.
SHKALLAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkallavitem, lodhem shumë. Arriti atje me shumë shkallavitje.
2. Gjendja kur shkallavitem; lodhje. Shkallavitja ishte bërë një gjë e përditshme.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, mundim.
TEJLÓDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendje trupore a mendore e plogët pas një përpjekjeje shumë të gjatë për të kryer diçka, pas një pune fizike të rëndë a pas një pune mendore shumë të vështirë; rraskapitje, stërmundim, stërlodhje, drobitje. Tejlodhje fizike (mendore). Nga tejlodhja, e zuri gjumi menjëherë.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, stërmundim, stërlodhje, robtim, telikosje, drobitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë