Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►LIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj lirinë, shpëtoj nga robëria a nga shfrytëzimi, çlirohem; kund. robërohem, skllavërohem. U lirua Shqipëria.
2. vetv. Dal nga burgu e qarkulloj lirisht. U lirua para kohe.
3. vetv. Dal nga shërbimi ushtarak, dal në lirim; lë një punë a një detyrë për të kaluar në një punë a në një detyrë tjetër. Është liruar nga ushtria. Lirohet nga ajo detyrë.
4. vetv. Lehtësohem nga një punë, shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër. Lirohem nga puna. U lirua ca nga barra që kishte.
5. vetv., vet. v. III Del një kafshë prej një vendi ku ka qenë e mbyllur ose shpëton nga zinxhiri etj. Qeni u lirua nga zinxhiri.
6. vetv., vet. v. III Bëhet më e lirë diçka që ishte e lidhur fort; bëhet më e lirë diçka që ka qenë e shtrënguar a e puthitur shumë pas trupit a pas një pjese të tij; kund. shtrëngohet. U lirua rripi. Iu liruan këpucët. Iu lirua jaka e këmishës.
7. vetv. Heq rrobat a sendet e tjera (si armën etj.) që kam ngjeshur në trup; zgjidh; çlirohem. U liruan nga armët (nga rripat). Lirohuni burra!
8. vetv. Lehtësohem nga një dhimbje trupore. U lirua nga dhimbjet (nga barku, nga koka).
9. vetv., vet. v. III Largohet nga një send tjetër diçka që thahet, që tkurret a që mblidhet; zbërthehet. U liruan dërrasat e vozës (e dyshemesë). U lirua dritarja.
10. bised., euf., vetv. Bëj fëmijë; lind (për gratë). U lirua gruaja (nusja).
11. euf., vetv. Dal jashtë, bëj nevojën. Shko lirohu!
12. kim., fiz., vetv., vet. v. III Del jashtë, çlirohet. Lirohet nxehtësi (energji).
13. vetv., vet. v. III Kushton më lirë, mund të blihet me një çmim me të ulët. U liruan domatet (këpucët).
14. pës. e LIROJ.
✱Sin.: çlirohem, zgjidhem, zhvishem, ngelem, shpëtoj, zgjidhet, labërgohet, hapet, shtendoset, zhvidhoset, shkëputem, largohet, zbërthehem, zgjidhet, zhvishem, lehtësohem, shkrehet, lëshohet.
♦ I janë liruar *burmat (dikujt). I janë liruar *rrathët (dikujt). I janë liruar *vidhat (burgjitë) (dikujt).
►NËNSHTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie nën pushtetin dhe varësinë e dikujt; humbas lirinë dhe pavarësinë. Nuk iu nënshtruan pushtuesve (armiqve). Nuk iu nënshtrua presioneve e shantazheve. Turqia në atë kohë arriti të nënshtrojë shumë vende.
2. vetv. Veproj në përputhje me vullnetin e dikujt; i bindem dikujt a diçkaje; pranoj pa e kundërshtuar. U nënshtrohet ligjeve të shtetit. I nënshtrohem arsyes. Nuk i nënshtrohem fatit. Nuk i nënshtrohej vullnetit të saj. Iu nënshtrua një vizite mjekësore.
3. vetv. Pësoj veprimin ose ndikimin e dëmshëm të dikujt a të diçkaje. I nënshtroheshin shfrytëzimit. I nënshtrohet zjarrit të artilerisë.
4. pës. e NËNSHTRÓJ. Fjalori do t’i nënshtrohet një procesi rishikimi.
✱Sin.: mposhtem, robërohem, gjunjëzohem, dorëzohem, thyhem, epem, kërrusem, përulem, përgjunjem, ulem, bindem, shtrohem, ndrydhem, skllavërohem, pranoj.
►VASALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie nën sundimin dhe varësinë e dikujt, nënshtrohem; përulem. Nuk i vasalizoheshin pushtuesit.
2. vetv. I bindem dikujt, varem plotësisht prej tij, i përulem, i nënshtrohem. I vasalizohej mbretit (princit). U vasalizoheshin sundimtarëve.
3. pës. e VASILIZÓJ.
✱Sin.: robërohem, skllavërohem, gjunjëzohem.
►ÇLIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj lirinë, shpëtoj nga robëria; kund. robërohem, skllavërohem. Përpiqen të çlirohen nga shfrytëzimi (nga robëria, nga skllavëria). U çliruam me luftë e me përpjekje.
2. vetv. Fitoj mundësinë të veproj lirisht, duke shpëtuar nga kufizimet e pengesat. U çliruan forcat e tij krijuese. U çlirova nga përgjegjësitë e asaj detyre.
3. vetv. Më hiqet diçka e padëshirueshme e që më rëndonte; lehtësohem. Çlirohem nga telashet (nga hallet). Sikur u çlirova nga një barrë e rëndë. Çlirohem nga një detyrë e vështirë. Të gjithë u çliruan nga ankthi.
4. vetv. Zbërthej dhe heq diçka që më kishte shtrënguar, bëhet më e lirë; lirohem; kund. shtrëngohem. Çlirohem nga rripat. Çlirohet lidhësja. Iu çliruan pajimet kalit. I janë çliruar vidhat.
5. vetv., vet. v. III, kim., fiz. Del jashtë nga një organizëm gjatë një procesi. Çlirohet hidrogjen (oksigjen). Çlirohet nxehtësia.
6. vetv., vet. v. III, fin. Lirohet një shumë e caktuar parash për t’u shpenzuar për diçka tjetër. Mjetet financiare që çlirohen. Fondet u çliruan për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit.
7. pës. e ÇLIRÓJ. Çlirohet vendi. U çlirua qyteti.
✱Sin.: shpëtoj, lehtësohem, lirohem, lëshohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë