Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTAGONÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. libr. Kontradiktë e papajtueshme, kontradiktë që zgjidhet vetëm me ndeshjen e të kundërtave ose me luftë; papajtueshmëri. Antagonizmi politik (ekonomik, ideologjik...). Antagonizmat kombëtarë (fetarë). Antagonizëm interesash.
2. fiziol. Veprim ose funksion krejt i kundërt i një lënde a i një organi të trupit në krahasim me një lëndë a organ tjetër. Antagonizëm i një organi ndaj organit tjetër.
3. psikiat. Sjellje e një të sëmuri që bën veprime kontradiktore të pandërgjegjshme.
✱Sin.: papajtueshmëri, kundërshtim, mosdurim, mospajtim, jotolerancë, kontradiktë, rivalitet, armiqësi.
KONKURRÉNC/Ë,~A f. 1. Rivalitet ose garë për të fituar një konkurs, për t’ia kaluar dikujt në një fushë të veprimtarisë.
2. edhe drejt. Garë a konkurs me karakter ekonomik dhe e rregulluar me ligj për të fituar diçka më shumë; rivalitet ndërmjet konkurruesve ose ndërmjet pjesëmarrësve në një tender, në një konkurs etj.; konkurrim. Konkurrencë e fortë ndërmjet kandidatëve (ndërmjet bizneseve). Konkurrencë mallrash.
✱Sin.: garë, konkurrim, rivalitet.
KONKURRÍM,~I m. 1. Pjesëmarrje në një konkurs.
2. Rivalitet a garë në një konkurs, në një tender etj.; konkurrencë. Shtohet (forcohet) konkurrimi.
✱Sin.: konkurrencë, rivalitet, garë.
PËRKRAHËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Veprimi kur përkrahëzoj ose kur përkrahëzohem, konkurrim, rivalitet.
RIVALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Të qenët rival me një tjetër a me të tjerë për të njëjtën gjë; synimi për t’ia kaluar dikujt në një fushë ose për të shtënë në dorë diçka që e kërkojnë edhe të tjerët. Rivalitet i madh (i fortë, i ashpër). Rivalitet ekonomik (politik). Rivalitet interesash. Rivalitet midis skuadrave (ekipeve, qyteteve). Është në rivalitet me dikë. Ka pasur shumë rivalitet në kampionatin e sivjetshëm. Shtohet (thellohet) rivaliteti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë