Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
REHABILITÍM,~I m. 1. Rikthim i aftësive për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësim. Rehabilitim i plotë i të sëmurit.
2. Rikthim i të drejtave dikujt që i kishte humbur ato ose që i ishin hequr pas një dënimi. Rehabilitim i të përndjekurve politikë.
3. fig. Rikthim i emrit të mirë ose i nderit dikujt që e kishte humbur; rivlerësim i një teorie a një ideje që mendohej e tejkaluar. Rehabilitimi i një teorie.
4. Rivënie në funksion, riparim. Rehabilitim i aksit rrugor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë