Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRSËRÍT (PËRSËRÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Them a shpreh edhe një herë atë që kam thënë ose që kam shprehur më parë, them përsëri. Përsëriti po ato fjalë. Përsërit të njëjtat gjëra. Përsërit e ripërsërit po ato kërkesa.
2. Them a shpreh atë që ka thënë a ka shprehur dikush tjetër. Përsëriti fjalët e tij.
3. Bëj edhe një herë një punë, një veprim etj. që kam bërë më parë, bëj përsëri të njëjtën gjë. Përsërit mësimin. Nuk e përsëriti më gabimin. Përsëriti klasën mbeti në klasë dhe i duhet të ndjekë mësimet edhe një herë në atë klasë.
✱Sin.: përsëdyt, përdyt, përtërij, ritransmetoj, përflas, përmend, dyzoj, stërthem, ribëj, freskoj, ripërtërij.
RIPËRC/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. Përcjell përsëri diçka te një tjetër; risjell; ritransmetoj. Dosjet e plotësuara sekretaria ia ripërcjell drejtorit. Pjesa teatrale ripërcjell jetën e qytetit verior në të kaluarën. Televizionet po përcjellin e ripërcjellin lajmin për ngjarjen e rëndë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë