Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRSËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përsërit ose kur përsëritet diçka. Përsëritja e lëndës. Përsëritja e një kërkese.
2. Diçka që përsëritet disa herë. Përsëritje të mërzitshme (të kota). Me shumë përsëritje.
3. Mësim që bëhet duke përsëritur lëndën ose një pjesë të saj, për të ngulitur më mirë njohuritë e fituara më parë. Përsëritje përfundimtare (vjetore). Orët e përsëritjes.
4. let. Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).
✱Sin.: përsëdytje, përdytje, rishfaqje, recidiv, ritransmetim.
RITRANSMETÚES,~E mb., radio. Që shërben për të ritransmetuar; që bën ritransmetim. Aparat ritransmetues. Antenë ritransmetuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë