Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KTHÉJ vep., KTHÉVA, KTHÝER 1. kal. Lëviz a rrotulloj trupin ose një prej gjymtyrëve etj. në anën tjetër; e risjell në drejtimin e mëparshëm. Kthej trupin majtas. Kthej dorën nga ana tjetër. Kthej shikimin (sytë) prapa.
2. kal. Lëviz diçka në drejtim të kundërt; e vë përmbys; përmbys. Kthej bukët (kulaçin, lakrorin) në furrë.
3. kal. Lëvroj më thellë tokën, në mënyrë që shtresa e poshtme (që merr parmenda a plugu) të dalë përsipër. Kthej arën lëvroj arën me plug (për herë të parë).
4. kal. Qep rishtas një veshje që kam shqepur, duke vënë për faqe të jashtme atë që ishte e brendshme. Kthej pallton (xhaketën, kostumin). Kthej thesin.
5. kal. Përthyej anët e një veshjeje; përvesh. Kthej mëngët.
6. kal., tek. Përkul diçka të fortë; e përthyej. Kthej hekura (ndërt.).
7. kal. Ndërroj a ndryshoj drejtimin e lëvizjes së dikujt, të një kafshe etj.; bëj që dikush të kthehet mbrapsht ose në një drejtim tjetër. E ktheva mbrapsht. E kthej nga rruga. Kthej makinën prapa (nga e majta).
8. fig., edhe jokal., kal. Ndërroj mendim a pikëpamje. Ktheu mendim (ide). Ktheu mendjen ndërroi mendimin.
9. kal. I jap dikujt atë gjë që i kam marrë; shlyej një borxh; ia shpërblej dikujt nderin që më ka bërë. Ia ktheu librin. Nuk ia ktheu fjalën nuk e kundërshtoi. Ia ktheu borxhin dyfish.
10. bised., kal. Pi shpejt e me fund (një gotë, një kanaçe etj.). Ktheu dy gota në lokal.
11. edhe fig., bised., kal. Zëvendësoj a ndërroj diçka me të njëjtën vlerë; konvertoj, ndërroj; shndërroj. Ktheu lekët në dollarë. Ktheu emrin (fenë).
12. bised. Përkthej; transkriptoj. E ktheu në shqipen e sotme. E ktheu në shqip (në italisht).
13. bised., jokal. (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) Ndërroj gjuhën e komunikimit me dikë. Ia ktheva në anglisht (me sharje).
14. kal. Ia ndërroj a ia ndryshoj dikujt sjelljet, mendimet a qëndrimet. E ktheu të birin në rrugë të mbarë.
15. bised., jokal. Veproj menjëherë a i përgjigjem dikujt shpejt dhe në një mënyrë të caktuar. Ia ktheu me të butë (me të egër).
16. bised., kal. Lë a e ngel dikë në provim (një nxënës a student). Profesori e ktheu studentin.
17. bised., jokal. Kthehem a vete papritur diku gjetkë, jo në drejtimin ku duhet të shkoja. Kthej në shtëpi pas një ore. Ktheu nga e motra.
18. bised., kal. (me trajtë të shkurtër përemërore) Ia marr këngës me një zë a me një ton tjetër; rimarr. Ai e fillon këngën dhe unë ia kthej.
19. bised., jokal. Rimarr veten pas një sëmundjeje; ndryshoj për mirë; përmirësohem; rehabilitohem. Ktheu menjëherë, por pasi u çlodh.
✱Sin.: përmbys, përvesh, përthyej, përkul, përkthej, shndërroj, ndërroj, konvertoj, pi, shlyej, ngel, rimarr, përmirësohem, rehabilitohem.
♦ I ktheu *armët (dikujt) keq. I ktheu (i tregoi) *bërrylin (dikujt) keq. I ktheu *borxhin (dikujt). Kthej *bukë etnogr. Ia kthej *dorën (dikujt). Nuk kthej *dorë. I ktheu (i vuri) dyfekun (*pushkën) (dikujt). I ktheu *faqen (dikujt). I kthen *fjalën (dikujt). E kthen (e ndërron) *fletën (dikush) keq. Kthej *fytyrën (nga diçka). E kthen (e lakon) *gjuhën (dikush). E kthej në *jetë (dikë). I ktheu *krahët (dikujt). I ktheu kurrizin (*shpinën) (dikujt a diçkaje). E ktheu *mbrapsht (diçka). Ia kthej (ia ndërroj) *mendjen (dikujt). Ia ktheu nga *myka (dikujt). E ktheu *përmbys (diçka). E kthen (e ndërron) pllakën (dikush) keq. E ktheu *së prapthi (diçka). I ktheu (i vuri) *pushkën (dyfekun). Ktheu (ndërroi) *rrugë (udhë) (dikush). Kthej *sytë (nga dikush a nga diçka). I ktheu *shpatullat (dikujt). I ktheu *shpinën (kurrizin) (dikujt). Ia ktheu me *të tepërt (dikujt). E kthen *timonin (dikush) keq. Nuk m’i ktheu *turinjtë (dikush) keq.
NGJALL vep., ~A, ~UR kal. 1. Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas besimeve fetare ose besëtytnive). E ngjallën të mbyturin.
2. I jap të hajë sa të shëndoshet mirë (për kafshët); e majm. I ngjallin me brumë (me misër). Ushqim që ngjall derrat.
3. fig. Risjell në mendje a në kujtesë gjëra të kaluara ose të largëta. Ngjall kujtime. Më ngjall nostalgji për fëmijërinë.
4. fig. Bëj që të lindë a të përftohet te dikush një ndjenjë, një gjendje shpirtërore e caktuar; i zgjoj përsëri, ringjall. Ngjall ndjenjat kombëtare. I ngjall besimin në vetvete. I ngjall shpresat (dëshirën).
5. fig., vet. v. III Shkakton, bëhet shkak për të lindur a për t’u shfaqur diçka. Ngjall interes (kureshtje). Ngjall diskutime (kundërshtime). Ngjalli entuziazëm. Ngjall pakënaqësi (armiqësi). Ngjall habi (frikë, dyshim).
6. bised. Shëroj. E ngjalli mjeku.
✱Sin.: ringjall, ngjalloj, shëndosh, mbruj, majm, fryj, nxis, ngacmoj, ndez, këndell, çoj, ndjell, zgjoj, rizgjoj, ringjall, krijoj, bëj, shkaktoj, shëroj.
♦ Më ngjall (më shtie, më kall) *krupën (dikush a diçka) përb. Ngjall *të vdekurin nga varri (dikush).
RIPËRC/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. Përcjell përsëri diçka te një tjetër; risjell; ritransmetoj. Dosjet e plotësuara sekretaria ia ripërcjell drejtorit. Pjesa teatrale ripërcjell jetën e qytetit verior në të kaluarën. Televizionet po përcjellin e ripërcjellin lajmin për ngjarjen e rëndë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë