Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rishikuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMENDUAR
APELIM

APELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi i të apeluarit, drejtimi i një thirrjeje ose kërkese për ndihmë, për përkrahje ose për veprim. Bëj apelim për ndihmë. Apelimit iu përgjigjën autoritetet përkatëse.
2. Veprimi i paraqitjes së një ankese ose një kërkese për shqyrtimin e një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë. E drejta e apelimit. Afati i apelimit. Shqyrtoi apelimin.
3. Dokumentipërmban kërkesën për të rishikuar një vendimdhënë nga gjyqi. Shkresë apelimi. Dorëzoj apelimin brenda afatit ligjor.
Sin.: thirrje, kërkesë, ankesë, ankim, ankimim, kundërshtim, lutje, apel.

APELOJ

APEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. 1. vjet. I drejtohem dikujt me thirrje ose me kërkesë për ndihmë, për përkrahje ose për veprim; bëj apel. Apeloj për ndihmë ndërkombëtare. Apeloi për të ndihmuardëmtuarit nga tërmeti.
2. I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët, ankimoj. Apeloi vendimin. Apelova vendimin për të dytën herë.
Sin.: thërras, kërkoj, ankimoj, kundërshtoj.

RISHIKUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.