Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRPUNÚAR (i, e) mb. 1. Që është punuar për ta sjellë në një gjendje më të mirë ose për ta bërë më të gatshëm për t’u përdorur. Lëndë e parë e përpunuar.
2. Që është punuar me kujdes për t’i rritur më tej vlerat e cilësinë. Roman (tekst) i përpunuar. Botim i ri i përpunuar. Projekt i përpunuar.
3. muz. Që është vënë dorë mbi të dhe i janë shtuar elemente të reja, pa prekur motivin kryesor (zakonisht për një këngë a valle popullore). Muzikë e përpunuar. Valle (këngë) të përpunuara.
✱Sin.: i punuar, i ripunuar, i manipuluar, i përsosur, i lëvruar, i latuar, i rrahur, i gdhendur, i përmirësuar, i redaktuar, i hartuar, i përgatitur, i përfunduar, i përsosur, i stërholluar, i zhvilluar.
RIKTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Kthej përsëri dikë a diçka në vendin e vet të mëparshëm; e kthej sërish aty ku ishte më parë. E rikthej në shtëpi (në shkollë, në punë, në detyrë). E rikthej në rrugë të drejtë.
2. I jap përsëri dikujt atë që i përket, që i ka humbur, ose që ia kisha marrë; e kthej përsëri në gjendjen e mëparshme. I rikthej paratë (plaçkat). E rikthej në jetë. I rikthej shëndetin. I rikthej nderin (dinjitetin).
3. Ia kthej përsëri diçka për ta ndrequr a për ta ripunuar. Ia riktheu relacionin. Ia rikthyen romanin (tregimin).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë