Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRPUNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpunoj ose kur përpunohet diçka. Përpunimi i të dhënave statistikore (kompjuterike, personale). Përpunimi i naftës. Përpunimi i qumështit (i rrushit). Përpunim i tekstit (inf.). Përpunim i ngarkesës (trans.).
2. mek. Pjesë e parë e disa emërtimeve për procese mekanike përpunimi: Përpunim i metaleve. Përpunim i ashpër. Përpunim i pastër. Përpunim kimik. Përpunim me prerje. Përpunim mekanik. Përpunim në të ftohtë. Përpunim në të nxehtë. Përpunim plastik. Përpunim përfundimtar.
✱Sin.: punim, ripunim, trajtim, manipulim, përsosje, lëvrim, latim, redaktim, përmirësim, përgatitje, përfundim, stërhollim, ndërtim, formim, hartim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë