Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►GJENER/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Përftohet, riprodhohet. Certifikata personale gjenerohet me vulë elektronike në shqip ose në gjuhë të huaj. Prej disa modeleve gjenerohen pafundësi thëniesh (gjuh.).
✱Sin.: rifreskohet, riprodhohet, përfitohet, krijohet, formohet, ngjizet.
IMÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Figurë e riprodhuar e një sendi, që del nga pasqyrimi i tij në një sipërfaqe të lëmuar a të ndritshme; shëmbëlltyrë. Imazh i qartë (i shtrembëruar, i zmadhuar). Formohet një imazh.
2. Pamje, figurë a shëmbëlltyrë e një njeriu, e një sendi, e një dukurie etj., që riprodhohet në mendjen tonë në bazë të perceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky njeri, ky send, kjo dukuri etj.; përfytyrim a riprodhim besnik ose shumë i përafërt i dikujt a i diçkaje; pamje që na sjell diçka parasysh; pamje, figurë që mishëron diçka. Imazh i gëzueshëm (tronditës). Imazhi i fshatit (i qytetit, i vendlindjes). Imazhi i djalit (i vajzës, i nënës). Imazhi i trimërisë (i luftës, i mjerimit). Imazhi i vdekjes. Iu shfaq (i doli) një imazh.
3. let. Figurë artistike që ndërtohet me alegori me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.
✱Sin.: shëmbëlltyrë, pamje, figurë.
►MBARËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem në rrugë të mbarë, bëhem i mbarë; vet. v. III nis të ecë mbarë. U mbarësua djali. U mbarësua puna.
2. vetv., vet. v. III Shtohet, riprodhohet. Mbarësoheshin bagëtitë. Nuk lejon të mbarësohen kafshët e tij me kafshë të një lloji tjetër.
3. pës. e MBARËSÓJ.
NATYRALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që lidhet me një bimë a me një kafshë të stabilizuar mirë në një areal ose në një sipërfaqe të caktuar, pasi është ndërfutur prej një vendi tjetër, që riprodhohet lirshëm dhe ruan pozicionin e saj në konkurrencë me bimët apo me kafshët vendase; kund. i çnatyralizuar. Bimë (kafshë) e natyralizuar. Speciet e natyralizuara.
2. I përshtatur mirë me kushtet e reja në një vend tjetër, me mjedisin social të atij vendi. Emigrantë të natyralizuar.
PASQYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pasqyroj ose kur pasqyrohet diçka. Pasqyrimi i dritës.
2. Figura ose shëmbëllimi i dikujt a i diçkaje që riprodhohet në pasqyrë ose në një sipërfaqe tjetër të lëmuar e të ndritshme. Pasqyrimi i hënës në ujë.
3. Paraqitje a shprehje e dukurive, e ngjarjeve dhe e rrethanave; diçka që jep shëmbëllimin ose gjurmët e ndikimit të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave; pasqyrë. Pasqyrim i kohës (i epokës, i shoqërisë).
4. filoz. Veti e përgjithshme e materies për të pasqyruar çdo veprim a ngacmim të jashtëm; vetia e psikikës dhe e ndërgjegjes për të pasqyruar botën e jashtme. Pasqyrimi fizik pasqyrimi karakteristik për botën jo të gjallë. Pasqyrimi biologjik format e ulëta të pasqyrimit të botës së gjallë. Pasqyrimi psikik format e larta të pasqyrimit te kafshët e zhvilluara e te njeriu, që lidhen me veprimtarinë e sistemit të lartë nervor. Teoria e pasqyrimit. Ndijimi dhe pasqyrimi. Vetia e pasqyrimit.
✱Sin.: reflektim, kthim, bredhje, paraqitje, pasqyrë, refleks, riprodhim, shfaqje, shprehje, figurë, shëmbëllim.
►PASQYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Riprodhohet figura e dikujt a e diçkaje në një pasqyrë ose në një sipërfaqe të lëmuar e të ndritshme, del si në pasqyrë. Retë e bardha pasqyroheshin në ujë.
2. fiz., vetv. Kthehet në drejtim të kundërt duke ndeshur në një sipërfaqe të ndritshme e të lëmuar. Rrezet e diellit pasqyrohen në ujë.
3. fig., vetv. Shfaqet nga jashtë, shprehet në mënyrë të dukshme, shihet qartë. Lumturia pasqyrohej në fytyrat e tyre. Në sytë e saj pasqyrohej një dhembje e thellë.
4. pës. e PASQYRÓJ.
✱Sin.: reflektohet, kthehet, riprodhohet, shihet, shfaqet, shprehet, mishërohet
PËRFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfytyroj dikë apo diçka ose kur përfytyrohet dikush a diçka. Përfytyrimi i një ngjarjeje.
2. psikol., filoz. Figurë e një sendi, që riprodhohet në ndërgjegje sipas perceptimeve të mëparshme; formë e pasqyrimit shqisor, që përbën një hallkë kryesore në procesin e njohjes së botës. Përfytyrime pamore. Përfytyrim i plotë (i qartë, i turbullt). Ndijimet, perceptimet e përfytyrimet.
3. Ajo që krijohet në mendje për diçka, duke u mbështetur në të dhënat e botës së jashtme, mendim pak a shumë i qartë e i plotë për diçka; krijim i imagjinatës. Përfytyrim i qartë (i plotë) për diçka, për dikë. Përfytyrime poetike.
✱Sin.: parafytyrim, fytyrim, shëmbëllim, shëmbëllesë, shëmbëlltyrë, fanitje, ide, shllim, imagjinatë, ëndërrim, trillim, hije, pasqyrim, vegulli, përhitje, shajni, përhijim, vegim.
REGJISTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur regjistroj dikë a diçka ose kur regjistrohem. Regjistrim i përgjithshëm. Regjistrimi i popullsisë. Regjistrimi i tokave. Regjistrimi i emrave (i nxënësve). Regjistrimi i librave (i mallrave).
2. Fjalë, pjesë muzikore, shfaqje ose program i regjistruar, që riprodhohet. Regjistrimi i këngës (i fjalimit, i ndeshjes). Jap (transmetoj) një regjistrim. Shoh (dëgjoj) një regjistrim. Prish regjistrimin.
RIPRODHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të riprodhohet; kund. i pariprodhueshëm.
►SHABLLONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e SHABLLONIZÓJ. Programet janë shabllonizuar nga të paaftët. Simbolika e ngjyrave nuk është shabllonizuar akoma nga artistët.
✱Sin.: riprodhohet, imitohet, kopjohet.
SHAPTILOGRAFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET shtypshkr. Veprimi kur një tekst i shtypur riprodhohet në disa kopje, shumëfishim. Shaptilografimi i materialeve duhet bërë sa më parë. Faqe për shaptilografim. Shaptilografimi nuk po përdoret më si teknikë.
✱Sin.: riprodhim, shumëfishim.
►SHAPTILOGRAF/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR shtypshkr., vet. v. III, pës. e SHAPTILOGRAFÓJ. Libri qe shaptilografuar në disa kopje. Shaptilografohej me vështirësi, sepse ishte tekst i vjetruar.
✱Sin.: shumëfishohet, riprodhohet..
►SHUM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhet më shumë, shtohet numri, rritet sasia e një grupi sendesh, qeniesh etj. Është shumuar popullsia. Po shumohen fluturat. I janë shumuar thinjat. Janë shumuar kuvendimet. T’u shumofshin ditët! (ur.) rrofsh gjatë. U shtofshi e u shumofshi! (ur.) paçi sa më shumë pasardhës.
3. pës. e SHUMÓJ.
✱Sin.: shtohet, shumëzohet, riprodhohet.
►SHUMËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shtohet me qenie të reja të të njëjtit lloj, lind pasardhës, riprodhohet (për qeniet e gjalla). Lepujt shumëzohen shpesh. Shumëzohen peshqit (insektet, krimbat). Shumë bimë shumëzohen me fara (me spore). Bakteret shumëzohen duke u ndarë.
2. fig. Rritet, shtohet, shumohet. Iu shumëzuan gëzimet. Lumturia shumëzohet kur e ndan.
3. pës. e SHUMËZÓJ.
✱Sin.: riprodhohet, rritet, shtohet, shumohet, shumëfishohet.
►TEJSHKR/ÚHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. gjuh., vetv. Kthehet në shkrimin e sotëm një tekst i shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit; transkriptohet. Ato fjalët janë tejshkruar sipas Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar, i cili është i njohur në të gjithë botën. Tejshkruhet një dokument.
2. vetv. Riprodhohet një fjalë, një tekst me ndihmën e një alfabeti tjetër; shkruhen fjalët siç shqiptohen. Si është tejshkruar kjo fjalë?
3. gjuh., vetv. Shënohen tingujt e të folurit me të gjitha dallimet e holla të shqiptimit, duke përdorur disa shenja të veçanta. Si tejshkruhet kjo fjalë?
4. vetv. Kopjohet besnikërisht një shkrim; riprodhohet, rikopjohet, sillet me besnikëri diçka të shkruar më parë. Tejshkruhet një raport në një regjistër.
5. muz., vetv. Ndryshohet a përshtatet për një vegël a për një zë tjetër një vepër muzikore, që është shkruar për një vegël a për një zë të caktuar; rregullohet, përshtatet. Tejshkruhet një simfoni.
6. pës. e TEJSHKRÚAJ.
✱Sin.: transkriptohet, riprodhohet, kopjohet, rikopjohet, rregullohet, përshtatet.
ZBUKURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë më i bukur me sende, stoli a mënyra të ndryshme; që është zbukuruar; i stolisur. Qytet i zbukuruar. Dhomë (sallë) e zbukuruar. Nuse e zbukuruar. Kapaku metalik i zbukuruar. Riprodhohet i zbukuruar artistikisht. Hark i zbukuruar me dy rozeta. Shirit i zbukuruar me gurë të çmuar. Jelek nusesh i zbukuruar me xhingla. Bredh i zbukuruar në mënyrë festive. N'ato oda t'zbukurueme, / Ka hy dhandri si azgan. (folk.).
2. Që është bërë me tërheqës, që është pasuruar me elemente më shprehëse, që është limuar e latuar; keq. tepër i stërholluar (për gjuhën, për stilin etj.). Gjuhë e zbukuruar. Poezi e zbukuruar. Ka stil të zbukuruar. Arti u bë më i rafinuar e më i zbukuruar.
3. fig. Që paraqitet në një pamje më të bukur nga ç'është, që zbukurohet qëllimisht për të fshehur të metat a gabimet që ka; i idealizuar. Gjendje e zbukuruar. Realitet i zbukuruar jashtë mase. E paraqiti të zbukuruar. Skena të zbukuruara. Ishte thjesht një mashtrim i zbukuruar.
✱Sin.: i stolisur, i hijeshuar, i lulëzuar, i rregulluar, i ndrequr, i nisur, i ujdisur, i goditur, i pispillosur, i ormisur, i teletisur, i bojatisur, i qëndisur, i idealizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë