Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ripërtypës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTILOPË

ANTILÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Antilope) Gjitar i egër ripërtypës i vendeve të Azisë e të Afrikës, me pamje e madhësindryshme, me brirëgjatë, me lëkurë me qimeshkurtra, me këmbëgjata, që vrapon shumë shpejt. Kope antilopash. Këmbëshpejtë si antilopa. Çantë antilope.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje antilopash: Antilopa bricjape (lat. Capricornis sumatraensi) antilopë e zakonshme, gazelë. Antilopa bricjape japoneze (lat. Capricornis crispus) antilopë e ngjashme me dhinë, me brirëgjatë e me lëkurëngjyrë kafeerrët a të hapët. Antilopa bridre (lat. Antilope cervicarpa) antilopë e ngjashme me drerin, me brirëzgavruar, të drejtë ose të lakuar, me këmbëgjata e të holla dhe me një tufë flokëshbishtin e shkurtër. Antilopa bridredhur (lat. Tragelaphus strepsiceros) antilopë me trupmadh, me bishtgjatë, me lëkurëngjyrë kafe a gri e kaltër në të kuqërremtë, me vijabardhatrup. Antilopa brihollë (lat. Pelea capreolus) gazelë e vogël afrikane shumë e shpejtë dhe e shkathët, me lëkurëngjyrë grizbehtë në të kuqërremtë e me veshëgjatë e të ngritur lart. Antilopa brikthyer (lat. Hippotragus niger) antilopëjetonsavanet e Afrikës Jugore dheasaj Lindore, me kreshtëpjesën e epërmeqafës, me brirëformë unazeshtrihen prapaformën e një shpate. Antilopa brisfurk (lat. Antilocapra americana) antilopë bribardhë, që jetonperëndimShteteveBashkuara të Amerikës, të Kanadasë dhe të Meksikës, me truptrashë, me këmbëgjata e të holla, me thundramprehta, që mundkërcejë deritetë metër gjatësi, kur vrapon. Antilopa briunazë e malit (lat. Tragelaphus buxtoni) antilopë me gëzofhirtë ngjyrë kafe, me dy deripesë shiritabardhëshpinë, në fytyrë, në fyt e në këmbë, me bishtgjatë deri te thembrat, me veshëmëdhenj shumëndjeshëm e me qimebardha, që jetonpyjelarta malore. Antilopa e butë (lat. Alcelaphus buselaphus) antilopë me lëkurëngjyrë kafeerrët te meshkujt e në ngjyrë kafe në të verdhë te femrat, me bishtgjatë, që jetonkope dhe ushqehetmëngjes herët dhepasdite vonë. Antilopa e egër (lat. Connochaetes gnu) antilopë njëthundrake, me kokën si të demit e me trupin si kalit; gnuja, antilopa e zakonshme, antilopa afrikane. Antilopa e hirtë e vogël (lat. Raphicerus campestris) antilopë e vogël, me truphijshëm, me sy të vegjël, me lëkurëngjyrë gështenjëzbehtëpjesën shpinës e në ngjyrëbardhë nga barku, me një njollëbardhë në fyt dhe mbi sy. Antilopa jugafrikane (lat. Damaliscus lunatus lunatus) antilopë e madhe, me brirëgjatë unazorë, me gëzof qimeshkurtër dheshndritshëmngjyrë kafe në të kuqërremtë, me bisht me tufëzezë, me barkbardhë, me këmbët e para dhe kofshët me njolla ngjyrë gri, vjollcëerrët ose të kaltërmbyllët, me gjymtyrët e pasme ngjyrë kafeverdhë, që jetontufa e ushqehetkullotahapura. Antilopa gjigante jugafrikane (lat. Taurotragus derbianus) antilopë shumë e madhe, me brirëpërdredhur. Antilopa e kaltër (lat. Boselaphus tragocamelus) antilopë trupmadhe e Azisë, me këmbëholla, me shpinëpjerrët, me qafëthellë me një njollëbardhë në fyt, me kreshtëshkurtër e qime përgjatë qafëspërfundon në një tufë dhe me njollabardhafytyrë, që vrapon duke galopuar. Antilopa e kallamishtes (lat. Redunca arundium) antilopë me gëzofshndritshëm, me lëkurëngjyrëhirtë kah e kafenjta, më e çelëtqafë dhekraharor e me barkunngjyrëbardhë, me brirështrembër (mashkulli) e pa prirë (femra); antilopa e kallamishtes malore. Antilopa katërbrirëshe (lat. Tetracerus quadricornis) antilopë e vogël me këmbëholla dhe me bishtshkurtër, me katër brirëgjatë, që rritufavogla e që ushqehet me barishte, shkurre, gjethe, lule, fruta etj. Antilopa e kepit (lat. Taurotragus oryx) antilopë trupmadhe e fushave dhe e savaneve, që ushqehet kryesisht me bar dhe gjethe e jetontufamëdha. Antilopa e kënetave (lat. Tragelaphus spekei) antilopë me trup mesatar, me bishtgjatë, me veshët si disk, me lëkurëngjyrëkuqe dhe gështenjë me njollabardha në fyt, afër kokës dhegjoks. Antilopa kërcyese (lat. Aepyceros melampus) antilopë me trup mesatar, që rritet në Afrikën lindore dhe jugore, që është shumë e shkathët e që vrapon duke kërcyer. Antilopa larane (lat. Damaliscus dorcas) antilopë trupmesatare briunazore, e ngjashme me rinoqerontin e bardhë, me gëzof ngjyrëgështenjë ose të kafenjtë, me barkunbardhë, me njollabardha te hunda, te sytë dhe midis brirëve, me feçkë katërkëndëshe. Antilopa e lumit (lat. Kobus ellipsiprymnus, Limnotragus silatunga) antilopë trupmadhe, që jetonvise nënsahariane, me lëkurëngjyrë kafeje dhehirtë, me brirëgjatë si spirale (vetëm mashkulli), që ushqehettufë e në kullosa pranë burimeveujit; dhia e ujit. Antilopa e vogël e malit (lat. Oreotragus oreotragus) antilopë e vogël, e fortë, e shkathët, me veshëshkurtërshënuar me ngjyrëzezë, me mjekërbardhë dhe me brirëshkurtër me majë që i ka vetëm mashkulli. Antilopa mbretërore (lat. Neotragus pygmaeus) antilopë trupvogël, në madhësinë e një lepuri, me këmbëgjata dheholla, me këmbët e pasme më të gjata se këmbët e parme, me gëzofbutë me ngjyrëkuqërremtë dhe kafeshpinë, me barkun e pjesën e brendshmekëmbëvengjyrëbardhë, me një brezkafenjtëpërshkon gjoksin e barkun dhe me brirë shumëvegjël me ngjyrëzezëlëmuartrajtë koni. Antilopa e ujit (lat. Kobus leche) antilopë truplartë e thundërgjerë, me gëzofngjyrë si thjerrëza e kuqe, të errët ose të zezë, me barkunbardhë, brirët e mashkullit janëtrajtë spiraleje, me gjymtyrët e pasme më të gjata se të përparmet. Antilopa xhuxhe (lat. Madoqua) antilopë trupshkurtër, që jetonvise malorelartësi deri dy mijë metërzonat e Afrikës lindore dhe jugore; antilopa mbretërore.

GJITAR

GJITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Kafsha kërbishtore më e lartë, që bën të vegjël që i ushqen femra me qumësht; sisor. Gjitar i ulët. Gjitar ripërtypës.

2. kryes. sh. Kafshëtillaformojnë një klasëvete. Klasa e gjitarëve. Gjitarët e detit.

Sin.: qumështor, mamifer.

JORIPËRTYPËS

JORIPËRTÝPËS,~E mb. Që nuk e ripërtyp ushqimin; kund. ripërtypës. Gjitar joripërtypës.

PËRTYPËS

PËRTÝPËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. Ripërtypës.

PËRTYPËS
RIPËRTYPËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.