Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JORIPËRTÝPËS,~E mb. Që nuk e ripërtyp ushqimin; kund. ripërtypës. Gjitar joripërtypës.
MBLLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Përtyp e ripërtyp diçka zakonisht me zhurmë e duke e mbajtur për një kohë nëpër dhembë; përçap. Mbllaçit bukë (mish). Mbllaçiti një çamçakëz me mente. Mbllaçiste fara. Mbllaçit duhan. Dhia mbllaçit gjethe.
2. fig. Them diçka duke e shqiptuar jo qartë e si nëpër dhëmbë; e them gjysma-gjysma, kur s’dua ose kur s’mund të shprehem qartë, përtyp. I mbllaçiti fjalët nëpër gojë. Çfarë mbllaçit ashtu? Mbllaçiste gjithfarë gjepurash.
✱Sin.: përçap, përtyp, ripërtyp, bluaj.
PËRTÝP vep., ~A, ~UR kal. 1. E thërrmoj me dhëmbë në gojë një ushqim para se ta kapërdij, e bluaj me dhëmbë; përçap. Përtyp biskota (mishin). E përtyp mirë. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. (fj. u.). Pa përtypur s’kapërcehet buka. (fj. u.).
2. vet. v. III Ripërtyp (për disa kafshë si lopa, dhia, delja etj.).
3. fig. E kuptoj dhe e përvetësoj mirë një mësim, një udhëzim etj., e bluaj. E përtypi mirë kiminë (botanikën, historinë).
4. fig. Përpiqem ta zotëroj e ta njoh me hollësi diçka. S’e përtyp dot (mezi e përtyp) atë lëndë.
5. fig. Duroj; pranoj. S’e përtyp kritikën.
✱Sin.: thërrmoj, përçap, bluaj, çap, mbllaçit, përvetësoj, duroj, pranoj, ripërtyp, kuptoj, përvetësoj, zotëroj.
♦ E kapërcen *kafshatën pa e përtypur (dikush).
RIPËRTÝP vep., ~A, ~UR kal. 1. vet. v. III E kthen ushqimin nga stomaku dhe e përtyp për së dyti (për disa kafshë, si lopa, dhia, delja etj.).
2. fig., bised. Sjell e përsjell në mend, bluaj me mend. Ripërtyp me mend.
3. fig., keq. Përsërit të njëjtën gjë që kam thënë më parë. Ripërtyp të njëjtin fjalim. Ripërtypin të njëjtat formula prej vitesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë