Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJALLËRÚAR (i, e) mb. Që është gjallëruar; i ripërtëritur. Atmosferë e natyrë e gjallëruar.
2. I shkathtësuar; që ka dalë nga plogështia. Fëmijë i gjallëruar.
✱Sin.: i ripërtëritur, i rinuar, i zhdërvjelltë, i përtëritur, i këndellur, i shkrifëruar, i shkathtësuar, i çndryshkur.
RIPËRTËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka nxjerrë përsëri një pjesë të organizmit; që ka ripërtëritur lëkurën. Me lëkurë të ripërtëritur. Me degë të ripërtëritura.
2. Që ka dalë prapë, që është rishfaqur; që është bërë përsëri siç ka qenë. Pyll (bar) i ripërtëritur. Hënë e ripërtëritur.
3. Që është shtuar me forca të reja, me përbërës të rinj etj., i përtëritur. Marrëveshje e ripërtëritur. Opozitë e ripërtëritur. Shpresë e ripërtëritur. Fuqi ushtarake e ripërtëritur.
4. fig. Që ka fituar përsëri forca të reja e gjallëri, që është bërë sërish si i ri; i përtërirë, i ringjallur. E shihte veten të ripërtëritur.
✱Sin.: i përtërirë, i përtëritur, i rishfaqur, i ringjallur, i rinuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë