Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARDHANGËSÍ,~A f. Të qenët i ardhangët, i gjallëruar, i përtëritur. Fitoj ardhangësi. Ardhangësia e tij dukej qartë.
✱Sin.: rigjallëri, rigjallërim, rigjallësi, përtëritje, përtërimje, ripërtëritje.
FRESKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur freskojmë a kur freskohemi; të bërët freskët; rënie e vapës; freski. Freskimi i motit (i dhomës). Freskimi i mbrëmjes (i natës).
2. Prehje në vend të mbrojtur, qëndrim në vend të mbrojtur nga vapa; larje me ujë të ftohtë për të marrë fresk. Freskimi i duarve me ujë.
3. Përtëritje dhe ringjallje e forcave fizike të dikujt, këndellje; çlodhje. Freskimi me gjumë.
4. fig. Përtëritje në kujtesë e diçkaje nga e kaluara; ripërtëritje me të dhëna më të reja, gjallërim. Freskim i kujtimeve (i dijeve).
✱Sin.: freski, flladitje, këndellje, çlodhje.
PAPRANVÉRTË (i, e) mb., fig. Që nuk ka pranverë në jetën e tij; që heq keq, që nuk njeh ripërtëritje e zhvillim për shumë kohë. Viti i mbrapshtë dhe i papranvertë.
RIGJENERÍM,~I m. Përtëritje, ripërtëritje.
RIJETËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kthim i jetës ose dhënie e një jete të re, ringjallje, rigjallërim, ripërtëritje. Restaurim dhe rijetësim i monumenteve të dëmtuara nga tërmeti. Vitet e fundit është shënuar rritje në ndërhyrjet për rijetësime të ndërtesave me vlerë historike.
ZGJIM,~I m. 1. Veprimi kur zgjoj dikë nga gjumi; shpërgjumje. Zgjimi i fëmijëve. Mezi u bënte zgjimin. Nuk i pëlqeu ky zgjim i beftë. Çaste të shkurtra zgjimi.
2. Koha kur zgjohet dikush. Që nga zgjimi e deri në mesditë. U nisën fill pas zgjimit.
3. fig. Gjallërim a ripërtëritje e diçkaje; përmendje a vënie në lëvizje (e një qendre banimi a pune etj.). Zgjimi i pyllit. Pranvera solli zgjimin e natyrës pas gjumit dimëror. Zgjim kulturor pas dekadash të heshtura në krijimtari. Zgjimi i qytetit.
4. fig. Rikthim i vetëdijes, i ndërgjegjësimit ose i kthjellimit mendor dhe emocional të dikujt; nxitja a vetëdijësimi i dikujt për diçka; ngjallja e diçkaje. Zgjim shpirtëror. Zgjimi i imagjinatës (i kureshtjes). Zgjimi i vetëdijes politike (i ndërgjegjes kombëtare). Zgjimi i lëvizjes kombëtare shqiptare. Kriza e rëndë ekonomike ishte një zgjim për shoqërinë. Zgjimi nga kjo përhumbje që e kishte kapluar. Kjo ngjarje i solli një zgjim të thellë. Zgjimi i smirës së heshtur e të fjetur prej kohësh është një veprim i keq për këdo.
5. vjet. Dije, dituri, kulturë. U jepte zgjim të vegjëlve.
✱Sin.: shpërgjumje, çuarje, ngritje, përmendje, gjallërim, ripërtëritje, sqarim, nxitje, kthjellim, vetëdijësim, ngjallje, dituri, dije, kulturë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë