Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARDHÁNGËT (i, e) mb. Që është plot njomësi e gjallëri. Bredh i ardhangët. Gjethe (kokrra) të ardhangëta. Faqe të ardhangëta.
✱Sin.: i mbushur, i ngjeshur, i këndellët, i freskët, i përtëritur, i ripërtërirë, i gjallëruar, i rigjallëruar.
MASÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Fërkimi, goditja a tërheqja e muskujve dhe e indeve të trupit me duar a me mjete e aparate të posaçme për të nxitur qarkullimin e gjakut, për të shkrifëruar e ripërtërirë muskujt ose për qëllime mjekimi. Masazh i lehtë. Masazh kozmetik. Masazhi i fytyrës (i trupit, i muskujve). Seancë masazhi. Sallone masazhi. I bëj masazh trupit.
✱Sin.: fërkim, shkrifërim, shkrifje, shkrydhje, shprirje.
NEOREALÍZ/ËM,~MI m. Teori artistike, letrare, e ripërtërirë e realizmit, sidomos shkolla kinematografike italiane e karakterizuar nga realizmi i situatave, mjediseve e shqetësimeve sociale.
PËRSËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që është bërë ose ka ndodhur edhe herë të tjera më parë; që bëhet më se një herë, që bëhet me këmbëngulje e në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa të përsëritura. Raste të përsëritura.
2. vjet. I ripërtërirë, i përtërirë. Komb i përsëritur.
✱Sin.: i përsëdytur, i përdytur, i përsëdytshëm, i përdytshëm, recidiv, i përtërirë, i ripërsëritshëm.
PËRTËRÍRË (i, e) mb. 1. Që është përtërirë; i rinuar. Plak i përtërirë. Natyrë e përtërirë.
2. fig. Që ka fituar forca të reja, i gjallëruar. Me shpirt të përtërirë. Me vëmendje të përtërirë.
3. Që del përsëri, që rishfaqet, që përsëritet. Bari i ripërtërirë. Hënë e përtërirë.
4. Me një pamje të re më të mirë. Fushat dukeshin të përtërira.
✱Sin.: i përtëritur, i ripërtërirë, i rinuar, i ringjallur, i gjallëruar, i ri, i këndellur, i kërthndezur, i freskët, i gjallë, i shëndoshur.
RIPËRTËRÍRË (i, e) mb. Që është ripërtërirë. Skuadër e ripërtërirë. Organizëm i ripërtërirë.
ZABÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarë më vete, korije. Zabel i dendur (i rralluar, i ripërtërirë). Zabel me dushk. Lis zabeli. Nëpër pyje e zabele. Si një fërfërime flete në zabel. Dhelpra u fut në një zabel. (folk.). Ushëtima e zabelit ta kthen zanin. Në zabel të erdha, / Goce të gjeta vetëm. (folk.). Nuk ka zabel pa lisa të shtrembër. (fj. u.). Zabeli afër të lë pa dru. (fj. u.). Mos shko në zabel pa kmesë! (fj. u.). Toka pa zabel si shtëpia pa themel. (fj. u.).
2. Vend me drurë e me shkurre të dendura. Në mes të zabelit. U fut në zabel.
3. si mb. Shumë i dendur; që është bërë si pyll. Misri ishte bërë zabel.
✱Sin.: korije, prozhëm, sharrak.
♦ *Grifshë zabeli.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë