Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARRÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka arritur moshën madhore, që është ende në moshën e fëmijërisë; që nuk ka arritur të bëhet zot i vetes, i mitur; kund. i rritur. Fëmijë i parritur. Vajzë e parritur.
2. Që e ka trupin të shkurtër, që është ende i vogël; që nuk është zhvilluar mirë (për bimët e kafshët). Bimë e parritur. Zog i parritur.
✱Sin.: i vogël, i mitur, miturak, i njomë, njomëz, njomëzak, kërthi, kec, ferishte, fëmijë, foshnjë, riosh, axhami, buzëqumësht, i pamëkëmbur, i pazhvilluar, trupshkurtër, truppakët.
SABÍK,~E mb. Që është në moshë të vogël. Ishte sabik kur i vdiq babai. Kishte vetëm një vajzë sabike. Fëmijët i kishte akoma sabikë.
✱Sin.: i mitur, i vogël, riosh, mitar, i parritur, i vocërr, vogëlush, njomëzak, filiz, i vogël, i njomë, miturak, i padjallëzuar, i çiltër, i thjeshtë, miturishte, i papjekur, i papërvojë, i papërgjegjshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë