Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RIDIMENSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap diçkaje përmasat e duhura ose të përshtatshme, ripërmasoj; riorganizoj. Po ridimensionojmë arsimin profesional në funksion të tregut të punës.
2. I jap një figure historike, një ngjarjeje, një fakti etj. vlerat që i përgjigjen së vërtetës; ripërmasoj. Sot është detyra jonë kombëtare të ridimensionojmë këtë figurë që është më e rëndësishmja në historinë tonë.
RIORGANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur riorganizoj ose kur riorganizohet diçka. Riorganizimi i shkollës (i sistemit arsimor). Riorganizimi i administratës (i ekonomisë, i ushtrisë). Bëj riorganizimin.
RIORGANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Organizoj në një mënyrë të re, i ndryshoj organizimin e mëparshëm zakonisht për ta përmirësuar e për t’ua përshtatur kërkesave a nevojave të reja. Riorganizoj shkollën. Riorganizoj një shërbim publik. Riorganizoj skuadrën e futbollit. Riorganizoj ekonominë. Riorganizoj punën (forcat).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë