Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANABIOZ/Ë,~A f., biol. Aftësia e disa organizmave bimorë dhe shtazorë si bakteret, myshqet, likenet, etj., për t’u ringjallur pasi jetojnë në kushte të pafavorshme; gjendje e përkohshme e një organizmi kur ngadalëson ose ndalon proceset jetësore në kushte skajore dhe për t’u rikthyer në jetë kur kushtet përmirësohen; jeta e fshehur e farave në bimë; kund. biozë. Parimet e anabiozës. Në gjendjen e anabiozës. Bakteret mbijetuan falë anabiozës. Aftësia e farave për të hyrë në anabiozë.
ANIMÚAR (i, e) mb. I shpirtëzuar, i ringjallur.
PËRTËRÍRË (i, e) mb. 1. Që është përtërirë; i rinuar. Plak i përtërirë. Natyrë e përtërirë.
2. fig. Që ka fituar forca të reja, i gjallëruar. Me shpirt të përtërirë. Me vëmendje të përtërirë.
3. Që del përsëri, që rishfaqet, që përsëritet. Bari i ripërtërirë. Hënë e përtërirë.
4. Me një pamje të re më të mirë. Fushat dukeshin të përtërira.
✱Sin.: i përtëritur, i ripërtërirë, i rinuar, i ringjallur, i gjallëruar, i ri, i këndellur, i kërthndezur, i freskët, i gjallë, i shëndoshur.
RIPËRTËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka nxjerrë përsëri një pjesë të organizmit; që ka ripërtëritur lëkurën. Me lëkurë të ripërtëritur. Me degë të ripërtëritura.
2. Që ka dalë prapë, që është rishfaqur; që është bërë përsëri siç ka qenë. Pyll (bar) i ripërtëritur. Hënë e ripërtëritur.
3. Që është shtuar me forca të reja, me përbërës të rinj etj., i përtëritur. Marrëveshje e ripërtëritur. Opozitë e ripërtëritur. Shpresë e ripërtëritur. Fuqi ushtarake e ripërtëritur.
4. fig. Që ka fituar përsëri forca të reja e gjallëri, që është bërë sërish si i ri; i përtërirë, i ringjallur. E shihte veten të ripërtëritur.
✱Sin.: i përtërirë, i përtëritur, i rishfaqur, i ringjallur, i rinuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë