Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGJÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kthehem përsëri në jetë, ringjallem; kund. vdes. Mjekët e ngjallën të vdekurin. Besimtarët e krishterë besojnë se Krishti u ngjall.
2. Shtoj në peshë, shëndoshem, vë dhjamë, majmem; kund. dobësohem. Është ngjallur tepër. U ngjall nga brumërat. Derri u ngjall shumë.
3. fig., vet. v. III Shfaqet përsëri si diçka e gjallë, ringjallet (për ndjenjat, mendimet etj.). M’u ngjall e kaluara. Më ngjallet në mendje (në kujtesë). Iu ngjall përsëri shpresa. Iu ngjall e njëjta ndjesi.
4. fig., vet. v. III Shkaktohet, përftohet, lind. U ngjallën mosmarrëveshje. Iu ngjallën dyshime.
5. bised. E marr veten përsëri pas sëmundjes, shërohem. U ngjall përsëri. M’u ngjall dora (syri).
✱Sin.: ringjallem, fryhem, shëndoshem, mbushem, kërpitem, majmem, ardhangem, mbruhet, shfaqet, zgjohet, shkaktohet, nxitet, përftohet, lind, shërohem.
♦ M’u ngjall në *bark (dikush) përb. Edhe sikur *nëna të më ngjallet. Iu ngjallën *pleshtat (dikujt) shaka. Më sa ngjallet *i vdekuri! *Vdis pa ngjallu! tall.
►PËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem më i ri, ndryshoj e dukem më i ri; më përmirësohet shëndeti; rinohem. Po përtërihen njerëzit. Iu përtëri fytyra. Punon e përtërihet. U përtëri mirë pas sëmundjes.
2. vetv., vet. v. III Del prapë, rishfaqet; bëhet si ka qenë, rikthehet; përsëritet. U përtëri mishi (në një vend të djegur etj.). U përtëri bari (pas korrjes, pas shiut). U përtërinë ato llafe dolën prapë ato llafe. Përtërihet hëna fillon e mbushet hëna.
3. vetv., vet. v. III Vjen, rivjen, rritet. Iu përtërinë forcat.
4. fig., vetv. E ndiej veten më të ri, fitoj gjallëri e forca të reja
5. vetv., vet. v. III Merr një pamje të re më të mirë, lulëzon. Përtërihet natyra (vendi).
6. pës. e PËRTËRÍJ.
✱Sin.: rinohem, rihem, rij, përsëritet, rifreskohem, përtëritem, ripërtërihem, ringjallem, gjallërohem, rivij, shemërtohet, përmirësohem, shërohem, rishfaqem, rikthehem, zgjohem, rifreskohem, shkundem, këndellem, shëndoshem, forcohem, flladitem, zbukurohem, hijeshohem, çrrudhem, shërohem, lulëzon, ngjethet.
♦ M’u përtëri *hëna.
RILÍND vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Lind përsëri, vjen përsëri në jetë diçka e shkatërruar a e zhdukur, ringjallet. Rilind një teori (një rrymë). I rilindi shpresa (besimi).
2. fig., jokal. Marr jetë të re, filloj jetë të re, rigjallërohem, përtërihem, lulëzoj, rijetësohem. Rilindi qyteti i vjetër nga lëvizja e turistëve. Skuadra e futbollit rilindi falë tre lojtarëve.
3. fig., kal. I jap jetë të re, ringjall, përtërij. Ardhja në jetë e nipit e rilindi.
✱Sin.: rilindem, përlind, ringjallem.
RINGJÁLLJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ringjall dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur ringjallem. Ringjallja e vendit. Ringjallja e ekonomisë (e industrisë, e bujqësisë). Ringjallja e racizmit (e ksenofobisë).
✱Sin.: rilindje, ngjallje, përtëritje.
►RIPËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. biol., vetv., vet. v. ІІI Rritet përsëri një pjesë e organizmit që është dëmtuar a që është këputur; lëshon përsëri, rin. Ripërtërihet pylli. Ripërtërihet ulliri (bari).
2. fig., vetv. Fitoj përsëri forca të reja e gjallëri, bëhem sërish si i ri; përtërihem, ringjallem. U ripërtëri djali (vajza). U ripërtëri vendi. U ripërtërinë traditat.
3. pës. e RIPËRTËRÍJ. Ripërtërihen makinat (pjesët e ndërrimit). Të ripërtërihet tufa e bagëtive.
✱Sin.: rin, përtërihem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë