Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOPLASTÍK,~E mb., mjek. Që i përket autoplastikës, që ka të bëjë me përdorimin e indeve të vetë pacientit (lëkura, kocka, yndyra etj.) për të riparuar ose rindërtuar një pjesë të dëmtuar ose të djegur të trupit. Kirurgji autoplastike operacion që përfshin transplantimin e indeve biologjike. Metoda autoplastike.
INDOEVROPIANÍSHT/E,~JA f. 1. Gjuhë e supozuar e përbashkët e popujve indoevropianë, e rindërtuar nga gjuhëtarët mbi bazën e ngjashmërive mes gjuhëve të kësaj familjeje (si shqipja, greqishtja, latinishtja, sanskritishtja, gjuhët gjermanike, sllave etj.).
2. Gjuhët që i përkasin familjes indoevropiane.
ONTOLOGJÍ,~A f. 1. filoz. Degë e metafizikës që merret me natyrën e qenies, ekzistencës ose realitetit, si dhe me grupimin dhe klasifikimin e koncepteve dhe ideve sipas ngjashmërisë ose dallimeve. Nga ontologjia sociale te etika e kujdesit. Epistemologjia dhe ontologjia. Ontologjia si pjesa më e thellë e metafizikës. Ontologjia dhe studimi i qenies apo ekzistencës. Përpjekje për të rindërtuar ontologjinë e njeriut modern.
2. Parim ose sistem konceptual që përcakton mënyrën se si organizohet njohuria për realitetin në një fushë të caktuar. Ontologji nacionaliste (hist.). Ontologji e të dhënave në komunikimin ndërmjet sistemeve digjitale (inf.). Fjala dhe ontologjia në poezi (let.). Ontologjia si mjet për të ndërtuar rrjete semantike të kuptimit (gjuh.).
RESTAURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë siç ka qenë më parë ose që është ndrequr; i rindërtuar. Monument i restauruar. Pikturë (vepër) e restauruar. Shtëpi e restauruar.
2. Që është kthyer përsëri në fuqi, që është rivendosur (për një institucion, për një rend shoqëror a për një regjim politik).
✱Sin.: i rindërtuar, i rivendosur.
RIKONSTRUKTÚAR (i, e) mb. Që është rikonstruktuar, që është rindërtuar. U hap tregu i rikonstruktuar plotësisht. Apartament tërësisht i rikonstruktuar. Përurohet stadiumi i rikonstruktuar.
RIKUALIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhënie e një kualifikimi më të mirë profesional një punonjësi me anë të kurseve speciale. Programe rikualifikimi për të papunët.
2. Përmirësim; shndërrim modernizues i ndërtesave të vjetra ose i zonave urbane duke i prishur, duke i restauruar ose duke i rindërtuar; rikthim i një mjedisi në gjendje të pastër e të banueshme, bonifikim. Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit. Rikualifikim i hapësirave, i peizazheve.
3. drejt. Ndryshimi i arsyes për të cilën është fajësuar një person. Rikualifikim i veprës penale.
✱Sin.: përmirësim, rehabilitim, rinovim, ristrukturim.
RIKUALIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një kualifikim më të mirë profesional një punonjësi me anë të kurseve speciale. Kompanitë rikualifikojnë falas punonjësit në fushën e informatikës.
2. Përmirësoj; shndërroj ndërtesat e vjetra ose zonat urbane duke i prishur, duke i restauruar ose duke i rindërtuar; kthej një vend në gjendje të pastër e të banueshme, bonifikoj. Rikualifikojnë lagjen historike të qytetit. Rikualifikoj hapësirat e gjelbra të degraduara.
3. drejt. Ndryshoj arsyen për të cilën është fajësuar një person. Gjyqtari rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në atë të rëndomtë.
RINDËRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi për të rindërtuar diçka të shkatërruar. Rindërtimi i shtëpisë (i fabrikës). Rindërtimi i rrugëve (i urave). Rindërtimi i vendit. Puna për rindërtimin.
2. Diçka që është rindërtuar nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura ose duke u nisur prej tyre. Është rindërtim.
✱Sin.: rimëkëmbje, restaurim, rikonstruktim, restaurim, rikonstruktim.
RINDËRTÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndërtuar përsëri, që është rregulluar e ndrequr përsëri; i rimëkëmbur. Shtëpi e rindërtuar. Fabrikë (rrugë) e rindërtuar. Vepër e rindërtuar. Kështjellë e rindërtuar. Qytet i rindërtuar.
2. Që është ndërtuar përsëri nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura ose duke u nisur prej tyre. Fjalë (trajtë, gjuhë) e rindërtuar. Fytyrë e rindërtuar.
✱Sin.: i rimëkëmbur, i restauruar, i rikonstruktuar.
SAJ (i, e) pron. sh. SAJ (e) (me emra të pashquar të SAJ) 1. Që i përket asaj, pronare e të cilit është ajo, që e ka ajo për vete. Shtëpia e saj është rindërtuar. Librat kishin zënë vend në çantën e saj. Këto pjesë janë të sajat.
2. Që ka të bëjë me një njeri të seksit femëror, që ka lidhje të ngushta gjaku, farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me të; që i takon asaj. Babai (gjyshi, vëllai) i saj. Nëna (motra, vajza, kushërira) e saj. Fqinjët e saj janë mirënjohës. Bijtë (fëmijët) e saj përfunduan studimet.
3. Të cilit i përket edhe ajo, pjesëtar i të cilit është edhe ajo, në të cilin bën pjesë edhe ajo; që e drejton ajo, në krye të të cilit është ajo. Në qytetin e saj po zhvillohen disa aktivitete. Nxënësit e saj i bënë një dhuratë simbolike. Brezi i saj ka qenë i suksesshëm.
4. Që e ka ajo, që është tek ajo; që e dallon atë, që i përket asaj dhe që e karakterizon atë; që lidhet me atë, që është a që bëhet për atë. Në trupin e saj kishte lënë gjurmë sëmundja. Sytë e saj reflektonin mirësi. Shumë e lakmonin zërin e saj. Vepruam kështu për të mirën e saj.
5. Që është përgatitur a është hartuar prej asaj; që e ka bërë ose që e bën ajo, që del a që krijohet së pari prej asaj; që e ushtron ajo. Vepra e saj nuk është botuar e plotë. Librin e saj të parë nuk e njohim. Mendimi i saj mund të jetë i gabuar.
6. Që i pëlqen më shumë asaj, që e do a që e ka qejf ajo më shumë se diçka tjetër. Kjo është kënga e saj. Nëna i kishte përgatitur gjellën e saj.
STADIÚM,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë e gjerë e rrethuar zakonisht me shkallë të ngritura, e ndarë në disa pjesë dhe e pajisur me mjetet e nevojshme për të zhvilluar ndeshje futbolli, lojëra me dorë ose gara të tjera sportive. Ndeshja do të zhvillohej në stadiumin e ri të qytetit. Garat e vrapimit do të mbahen në stadiumin e rindërtuar. Tifozët kishin zënë vend në shkallët e stadiumit. Lojtarët iu afruan tribunës së stadiumit për të përshëndetur të ftuarit pas fitores. Pasi hynë në stadium, tifozët e vegjël filluan të brohoritnin në kor këngën e skuadrës së zemrës.
YLLTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. shtypshkr. Shenjë grafike në trajtë të një ylli të vogël, që përdoret në botime të ndryshme për shënimet bibliografike e sqaruese ose për qëllime të tjera, asterisk. Vë yllthin. Ndaj paragrafin me tri yllthe.
2. gjuh. Shenjë që përdoret në gjuhësi përpara një fjale a një trajte të rindërtuar, asterisk. Fjalë me yllth.
✱Sin.: yll, asterisk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë