Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZËVENDËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I zë vendin dikujt në një punë a në një detyrë, kryej detyrën e zëvendësit të dikujt. Zëvendëson përgjegjësin (drejtorin). E zëvendëson përkohësisht. Nuk të zëvendësojmë tani për tani.
2. Bëj që t'i zërë vendin dikush a diçka tjetër, vë një tjetër në vend të tij a të saj, ndërroj; vë në vend, plotësoj. Zëvendëson rojat. Zëvendësoi telat (gomat). Zëvendësoi dëmet. Zëvendësuan misrin me grurë. I zëvendësoi të gjitha humbjet. Ma zëvendësoi dëmin që më bëri.
3. vet. v. III I zë vendin diçkaje tjetër, vjen diçka tjetër në vend të saj, e ndërron. Dritën e zëvendësoi errësira. Zhurmën e zëvendësoi një qetësi e plotë.
✱Sin.: këmbej, shkëmbej, ndërroj, shemërtoj, shpërjer, plotësoj, rimbjell, ndërroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë