Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rimëkëmbem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KAPEM

KÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kap diku me dorë dikë a diçka për t’u mbajtur, për t’u mbështetur etj.; i jap dorën dikujt dhe ai më jeptijën për të mos u rrëzuar a për të mos rënë etj. Kapemi dorë për dore për të mos rënë. Kapem pas krahutdikujt (pas një degepemës). S’kisha ku të kapesha (për t’u mbajturkëmbë).
2. edhe fig., vetv. Zihem, përleshem me dikë. U kapën njëri me tjetrin (për fyti). U kapën dhe u shanë.
3. edhe fig., vetv. Bazohem diku, nisem nga një shkak a një qëllim për të bërë diçka, për të folur etj.; i kushtojshumë vëmendje dhe rëndësi diçkaje.kapemi pas gjëravekryesore (dhe jo pas gjërave më të vogla). Kapet nga interesi vetjak. Kapet nga qëllimemira (të këqija).
4. edhe fig., vetv. Fillojmëkëmbem a të rimëkëmbem nga ana shëndetësore, nga ana ekonomike etj.; nisfitoj dhepasurohem. Është kapur mirëkëto kohët e fundit (dikush) ka filluar të rimëkëmbet nga ana ekonomike.
5. pës. e KAP.
Sin.: zihem, mbahem, ngërthehet, rrokem, kacafytem, mëkëmbem, rimëkëmbem, pasurohem.
Kapet për *bërrylash (dikush). U kap (u zu) për *gryke (me dikë). Kapet pas *shkumëve (për shkume) (dikush).

MËKËMBEM

MËKË́́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrihem me këmbë, fillojeci me këmbët e mia; e marr veten nga një sëmundje e rëndë ose nga dobësia, forcohem. U mëkëmb i sëmuri (fëmija). U mëkëmbën viçat (qengjat). Sa ishte mëkëmbur.
2. fig., vetv. Bëhem siç kam qenëparë a edhemirë; arrij në një gjendjemirë ekonomike; ngrihem, rimëkëmbem. Vendi nisi të mëkëmbej pas krizës ekonomike. U mëkëmbën fshatrat.
3. pës. e MËKË́́MB.

PËRKËMBEM

►PËRKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rritem, hedh shtat dhe fillojeci vetë. Sapo është përkëmbur djali.
2. Bëhem i zoti i vetes, i aftë për punë etj. S’është përkëmbur ende.
3. fig. E marr veten përsëri, përmirësohem pas një sëmundjeje ose dal nga një gjendje e vështirë ekonomike etj., mëkëmbem, rimëkëmbem. U përkëmb pas etheve (pas plagosjes). U përkëmbën shpejt.
Sin.: mëkëmbem, rimëkëmbem, përmirësohem.

RIMËKËMBJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.