Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RILÍND vep., ~A, ~UR 1. jokal., vet. v. III Lind përsëri, vjen përsëri në jetë diçka e shkatërruar a e zhdukur, ringjallet. Rilind një teori (një rrymë). I rilindi shpresa (besimi).
2. fig., jokal. Marr jetë të re, filloj jetë të re, rigjallërohem, përtërihem, lulëzoj, rijetësohem. Rilindi qyteti i vjetër nga lëvizja e turistëve. Skuadra e futbollit rilindi falë tre lojtarëve.
3. fig., kal. I jap jetë të re, ringjall, përtërij. Ardhja në jetë e nipit e rilindi.
✱Sin.: rilindem, përlind, ringjallem.
RILÍNDJ/E,~A f. 1. Veprimi kur rilind ose kur rilindem. Rilindje e vërtetë. Rilindja e qytetit (e vendit). Rilindja e fashizmit (e diktaturës).
2. hist. Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar e demokratik, që mori hov në Shqipëri që nga gjysma e parë e shekullit XIX e vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe që luftoi sidomos për përhapjen e zhvillimin e arsimit e të kulturës në gjuhën amtare. Rilindja Kombëtare Shqiptare. Epoka e Rilindjes. Ideolog (veprimtar) i Rilindjes. Letërsia e Rilindjes. Shtypi i Rilindjes.
3. hist. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI, që iu kundërvu ideologjisë e kulturës mesjetare, duke iu drejtuar si mbështetje kulturës dhe artit të lashtësisë. Rilindja evropiane. Letërsia (kultura) e Rilindjes. Poetët e Rilindjes. Arti i Rilindjes. Përfaqësuesit e Rilindjes. Epoka (lëvizja) e Rilindjes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë