Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
REZONÁNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veti e një salle ose e një hapësire të mbyllur, që e përforcon një tingull kur përplaset në faqet e saj të brendshme, rikumbim. Rezonanca e sallës (e lokalit).
2. fiz. Dukuri e rritjes së gjerësisë së lëkundjeve të tingujve ose të valëve të tjera, që ndodh nga ndikimi i lëkundjeve të jashtme me të njëjtën denduri. Rezonancë tingullore (akustike, elektrike). Kutia e rezonancës. Hyn në rezonancë. Është në rezonancë me... Rezonancë magnetike teknikë imazherie mjekësore e përdorur në radiologji për të nxjerrë pamje dy ose tredimensionale të brendësisë së trupit dhe proceseve fiziologjike të tij.
3. fig., libr. Jehonë.
✱Sin.: rikumbim, jehonë.
RIKUMB/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR spec., jokal., vet. v. III 1. Ka rikumbim, përforcohet nga rikumbimi. Rikumbojnë zërat (tingujt). Rikumbojnë xhamat.
2. fiz. Bën rezonancë.
USHTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë e mbytur dhe e fuqishme, që vjen prej së largu; gjëmim, uturimë: ushtima e erës (e topave); ushtima e maleve
2. fig. Jehonë, bujë. Ushtima e veprës së Skënderbeut.
✱Sin.: gjëmim, uturimë, gjëmë, oshtimë, rropamë, gjekëtimë, kumbim, rikumbim, buçimë, buçitje, kërcëllimë, kërcitje, kërcëllitje, pëlcitje, thirrje, jehonë, bujë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë